Vargje të zgjedhura…

Leda Hysa

Pa titull

Mendoja se veç unë e kisha,

çelësin që hapte zëmrën tënde,

ndaj veten time bekoja:

“O fat i artë-ku m’u gjende!..”

 

Po çelësi-ah-çelësi që mbaja,

nuk ishte i vetmi jo-jo,

se ti kishe bërë dhjetëra kopje,

dhe portën ta hapte kushdo!.

 

Pa titull

 

O mall i parë plot me diell,

o mall që ma ndrite rininë,

dikur më ngrije në qiell,

tani mè fundos në greminë!

 

Pa titull

 

O kohë-që më nise rrëmete,

drejt meje-po dot nuk më trembe,

po-bëre si bëre-më gjete,

dhe jetën time e shembe.

 

O kohë-në jetë-pa pushuar,

tek unë tërmete ke sjellë,

po dhe kështu-i rrèzuar,

unë jam gjithsesi-një kështjellë.

 

Pa titull

 

Gjithë gjuhët e zogjve i di,

ato-që fëmijë i mësova,

por nuk cicërova si zog,

se si zgalemi gjëmova!.

 

Pa titull

 

I bardhë si bora të jesh,

i ndritur-i larë me flori,

prapë do të të shajnë diku,

pa sharë nuk mbetet njeri!

 

Mes jetës dhe vdekjes…(Baladë)

 

Ku më pas-ku më përpara,

drapri do të bjerë,

po as rrënja-po as fara,

s’shuhen asnjëherë.

 

Shpatë e mprehtë e Demokleut,

te koka përgjon,

si mundimi i Anteut,

gjithë jeta jonë.

 

Çfarë mbjell jeta-e korr vdekja,

me drapër të saj,

krejt të lodhur nga përpjekja,

tretemi pastaj.

 

Një arkivol-a qefin,

do kemi së fundi,

ky është për njerëzinë,

i gjithë jetës-mundi.

 

Për të gjetur të vërtetën,

vuaj-natyrisht,

po as vdekjen-po as jetën,

s’i marr seriozisht.

 

Do të paguajmë aq shtrenjtë,

si ka thënë Ai,

nëse jemi frymë e shenjtë,

askush nuk e di.

 

Ndonjëherë botës i them:

“Pse s’të bie zjarri?!”,

se njëlloj në dhe do treten,

mbreti dhe lypsari.

 

Sepse balta aq e butë,

tret gurë e zinxhirë,

ndaj dhe dua-sa të jemi,

të jemi të mirë.

 

Se në ujë dhe në rërë,

emrin kemi shkruar,

njerëz-ju dua të tërë,

qofshi të bekuar!

 

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • o dukë
    bravo të qoftë që e tregove se dhe ti ishe pjesë e fushatës!!
    bëre dhe ti heshtje ditën e heshtjes së madhe!!
    tashti!?
    nëse je antar i PS dhe jo hajdut i Rilindjes së kusarisë!?
    duhet të fillosh të çbësh atë që bëre me koço danin 15 vite më parë!!
    duhet të fillosh e të shkelmosh këtë kërmë që po shkatërron këtë vënd!
    e pe fare mirë se kush ishte përgjigjia jonë për këtë kërmë??
    gjysma jonë nuk shkoi në votime,një pjesë votuan bardhë!
    pra 500 mijë shkelma bythëve kërmës pardesybardhë!kërmave të tjera që i rrinë para e pas,majtas e djathtas!!me fiqshitësin e të madhin e të mëdhenjve,pra të dy erat!!
    dukë nëse ke dy pare tru në kokë,nëse e do këtë vënd si e duam ne,nëse ke një fije burrëri e nder!?
    fillo e luaj bythën bashkë me të tjerët brënda PSs,për ta pastruar!për ta këthyer në rrugën e saj të majtë,për ta nxjerrë nga busullhumbja “përtej të majtës e të djathtës”!!jepini orientim asaj partie nëse doni që në ’21shin të rimerrni votat e zakonshme!!
    hap syt sot o dukë se nuk ka më arsyetime tradhëtarësh!!
    sot më 1 korrik 2019 ti dole si balli pas lufte!të paktën mos i shko pas pushtuesit!!
    lufto mashtruesin dhe ndërto vëndin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *