Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për mediat në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.
Në orën 19:41, kryeministri Edi Rama është larguar nga selia e PS-së ku ka qëndruar që pas votimit në Surrel, duke e ndjekur nga aty procesin e zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama e ka ndjekur procesin e votimeve për zgjedhjet vendore nga selia e PS-së. Me mbylljen e votimit, në orën 19:00, Kryeministri është larguar nga selia e PS-së, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Kujtojmë se Rama votoi me bashkëshorten në qendrën e votimit në Surrel. Prej andej, ai e quajti 30 qershorin një ditë historike, duke theksuar se kjo datë do t’i mësojë partive politike se kush tenton t’i marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.
e.ll./dita

Pas cdo cirko-votimi.
https://www.facebook.com/109845375784003/photos/a.859675420800991/859675324134334/?type=1&theater
E shtua racioni.
https://www.facebook.com/109845375784003/photos/a.859675420800991/859675324134334/?type=1&theater