Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani ka dalë sot përpara vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjykuese Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, ka vendosur që të rikonfirmojë në detyrë Madanin.
Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994.
Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit.
Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Siç duket Madani ka dalë i pastër në të tre shtyllat e rivlerësimit nga ana e KPK.
j.l./ dita

Moooore … shume intereante kjo “drejtesia” jone ! Me teper se 50 % e gjyqtareve dhe prokuroreve jane nga Tropoja e bajraktarit te Vicidolit !
Urime…shume urime! Kur tradita familjare, karakteri dhe profesionalizmi gershetohen ne nje trinom, nuk ka si ndodhe ndryshe…Njerez me integritet te larte moral dhe inelektual te spikatur si Arlind Madani i duhen sistemit te drejtesise se re!!
Nuk ke faj…Bash aty e ka fillesen drejtesia e vertete…Kujto Binak Aline, princin e pleqerise se trevave te veriut. Ndersa Tropoja, bile as Viçidoli nuk jane e asnje bajraktari, por e tropojaneve atedhedashes, patriot, trima dhe bujare, qe nderoine mbar kombin!!!