Në pushtet dhe nuk paguan ujin? Jozefina

anazapta

Gjykata shpall debitor dhe lëshon urdhër ekzekutimi për Kuvendin e Shqipërisë, pasi, gjatë kohës kur e drejtonte Jozefina Topalli, ka “harruar” të paguajë faturat e konsumit të ujit në favor të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Përfaqësuesja e Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizimë Tiranë, Lorena Bako, ka kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit lidhur me faturat e ujit “titull ekzekutiv” për institucionin-debitor “Parku i Autoveturave të Kuvendit të Shqipërisë“, për detyrimet që rrjedhin nga kontrata Nr. 359140-1, që kanë mbuluar konsumin e muajve janar 2010 – mars 2010, maj 2010 – dhjetor 2010, janar 2011- dhjetor 2011, nëntor 2012, korrik 2013. Pra, rezulton se për 38 muaj, ky institucion nuk ka paguar faturat.

Share This Article
2 Comments
  • Pse te paguante? Ato leke jane marre popullit te thjeshte. Ju s’ keni pse i merrni dy here. jozefina eshte ne rregull. Ajo rrogen e aferat i ka bere per vete jo per te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *