Një vëzhgues i vëmendshëm i çështjeve shqiptare Profesor Nikolla Pano, u shpreh për “Zërin e Amerikës” se zgjedhjet vendore në Shqipëri nuk zgjidhin ndonjë nga çështjet e mbetura pezull.
Ai tha se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ekzistojë në gjendjen e trazirës, që ka qenë tipari i pjesës më të madhe të vitit 2019.
Cili është vlerësimi juaj paraprak për këto zgjedhje lokale tepër të pazakonta që kaloi Shqipëria?
“Jam shumës mirënjohës dhe e di që njerëzit në Shqipëri dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan janë shumë mirënjohës, që nuk pati dhunë të vërtetë që të shoqëronte zgjedhjet. Ato ishin paqësore dhe anëtarët e komunitetit të votuesve shqiptarë, që patën dëshirë të merrnin pjesë. e patën mundësinë të votojnë. Por në fund të ditës zgjedhjet nuk zgjidhin ndonjë nga çështjet e mbetura pezull në Shqipëri. Tani duhet të presim hapin e ardhshëm të zgjedhjeve. Qartësisht Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ekzistojë në gjendjen e trazirës që ka qenë tipar i pjesës më të madhe të vitit 2019″ u shpreh Pano.
Për daljen nga kriza, profesor Pano u shpreh i bindur se duhet diskutim mes palëve, por hapi i parë për të shkuar drejt tij është negocimi pa parakushte.
“Është e qartë që nevojitet një lloj diskutimi i veçantë, i sinqertë mes palëve politike të vendit. Negocimi pa parakushte është hapi i parë në këtë drejtim. Shqipërisë nuk i nevojiten demonstrata që vazhdojnë dhe trazira. Udhëheqja politike duhet të ngrihet në nivelin e sfidës së këtij momenti dhe të veprojë në emër të interesave të Shqipërisë dhe popullit shqiptar“, tha Pano.
b.b/dita

Pezull eshte vetem pandeshkueshmeria (pezull ne 29 vitet e fundit)
te cilen e zgjidh fillimi i punes se SPAK dhe BKH.
Turqeta prej Shqipnie o Profesor.
Nuk zgjidhen problemet e vendit kur kreret e politikes nuk dine te komunikojne me njeri tjetrin dhe sidomos kur kane bere zullume,qe jane objekt i drejtesise.Me nje kryeminister qe flet si rrugac nuk bisedohet.
Sakte “KOÇI ” !
Koqi.
.
Po me ke.bisefohet me ate qe e ze gjumi ne kembe?
Àaaaaa…harrova qe ka 85 % te shqiptareve me vete (perfshi edhe mua qe kam 20 vjet i larguar)
Po vazhdoi PD-ja te drejtohet me hunj gardhi te vendosur ne plaku i zgerlaqur i vicidollit asnje here nuk keni per te ardhur ne pushtet.
.
Po qe se eshte ne doren tende o Hazeri kurr mos ardhte por ti ke ne dore vetem celsat e kashtes.
Kush e krijoi krizen e fundit ne Shqiperi dhe kujt i shetben kjo krize artificiale ne prag te hapjes se negociatave me BE. Eshte i njejti skenar…Ne vitin 1994 ishin te gjitha premisat qe se bashku me Bullgarine, Rumanine etj te futeshim ne rrugen europiane…Por referendumi per kushtetuten e nxori nga binaret ket axhende…Pastaj erdhi 96 dhe 97 me zgjedhjet e famshme te 26 prillit dhe shkaterrimi i plote i shtetit nga trazirat e 97, per te vazhduar me grushtin e shtetit te vitit 1998…Tashme axhenda jone europiane nuk dukej as ne horizont…Tani kur dukej si asnjehere me afer realizimi i negociatave, opozita djeg mandatet duke zevendesuar institucionet me molotovet e rruges, bojkoton zgjedhjet vendore etj etj .Jane te njejtit autor…te races se Esat Toptanit dhe kurre te Mic Sokolit, qe per karrigat, vilat e llogarite bankare te vena me vjedhje,korupsion dhe krim, kerkoine te ngrene alibine e krizes, njelloj si k*rva, qe nuk e pranon autorsine e dobiçit te vet!! Pof.Pano, kjo eshte e verteta ketu ne katundin tone!!!!