Kim Kardashian West, ka zemëruar njerëzit në Japoni, me lançimin e markës së saj të re të veshjeve intime, e cila mban emrin “Kimono Intimates”.
Ylli i një prej reality show-ve më të famshëm në SHBA, ka realizuar të brendshme të cilat theksojnë më së miri format e vajzave. Por, kjo nuk ka tingëlluar shumë mirë për japonezët. Disa prej tyre kanë shprehur komente negative në rrjetet sociale, duke thënë se emri i markës, nuk respekton kodin e veshjeve tradicionale “Kimono”.
Kimono është veshja tradicionale e grave japoneze. Veshja konsiston në një mantel të lirshëm, të lidhur në brez dhe daton që prej shekullit 15-të. Aso kohe përdorej çdo ditë nga gratë, ndërsa tashmë vishet më së shumti gjatë rasteve të veçanta.
“Tashmë ne e veshim kimonon për martesat, diplomimet dhe një sërë festash të tjera kombëtare. Është një veshje tradicionale që ka kaluar nëpër breza,” tha Yuka Ohishi, një grua japoneze.
Don’t steal our culture.#KimOhNo pic.twitter.com/GX3p9AyQwT
— さと (@sato_kimono) June 25, 2019
Ndërsa një koment tjetër ishte se, veshjet intime nuk ngjajnë aspak me modelin e kimonos. Sipas disa përdoruesve në rrjetet sociale, të cilët shprehen të indinjuar për zgjedhjen e Kardashian West, ajo ka përdorur këtë emër pasi është përshtatur me emrin e saj “Kim”, por në këtë mënyrë ka treguar mungesë respekti për kulturën japoneze.
Wow, @KimKardashian.
Thanks for BUTCHERING Japanese culture!!! My culture is not your plaything.
You don’t have any respect for people who are not your family, do you?
In the 15 yrs developing this project, couldn’t you find a cultural advisor?#KimOhNo #culturalappropriation https://t.co/OsDYVZxPhx
— ?kasumi?✨ (@kasumihrkw) June 26, 2019
Kim ka hapur markën e saj të veshjeve, që prej vitit të kaluar në SHBA, duke tregtuar të brendshme dhe veshje të tjera. Të brendshmet janë vënë në dispozicion në ngjyra të ndryshme që përshtaten me ngjyrën e lëkurës së njeriut. Veshmbathjet do të jenë në madhësi të ndryshme, nga XXS deri në 4XL. Për këtë fakt ajo ka deklaruar në Twitter se duke qenë se shpesh herë nuk ka mundur të gjejë një ngjyrë të brendshmesh të njëjta me ngjyrën e lëkurës së saj, mendoi se duhet të gjente një zgjidhje.
Don’t steal our culture.#KimOhNo pic.twitter.com/GX3p9AyQwT
— さと (@sato_kimono) June 25, 2019
Shumë njerëz janë shprehur se ajo nuk e ka marrë parasysh faktin se ka përdorur për markën e saj një fjalë me rëndësi të madhe për kulturën japoneze. Disa prej tyre kanë ngritur në peticion online, nëpërmjet hashtagut #KimOhNO, ndërsa të tjerë janë shprehur të shqetësuar se tashmë të gjithë njerëzit në mbarë botën do të flisnin për kimomon si të brendshmet që ka modeluar Kim Kardashian dhe jo si traditë e Japonisë.
e.t./dita
