Ministrja komenton Metën: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

Leda Hysa

Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, kështu është shprehur ministrja Elisa Spiropali pas deklaratave të Presidentit Meta ndaj qeverisë.

Theksojmë  se për 60 minuta, Ilir Meta sot doli kundër të gjithëve. Ambasadorë, ndërkombëtarë, anti-perëndim, George Soros dhe kryeministër i papërgjegjshëm ishin disa nga temat e presidentit.

Ai zgjedhjet e 30 qershorit i quajti një turp  dhe tha se ndërkombëtarët mbështesin Ramën.

Meta propozoi që më 13 tetor vendi të zhvillojë 3 palë zgjedhje.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.


l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kjo eshte nje mushke e shaluar nga Skenderbeu..Nuk i do mushkat e baba Xhikes, se ja ndajne racionin e shalimit ne pjese.
    Tepsine per vete, thote timonieri, qe tani e tutje do i shaloje vete te gjithe mushkat e Rilindjes

  • Ka ra ngusht kryehajduti e vodhi deri ne asht Shqiperine e tani del kunder krejt botes ! Edhe me djallin do bente koalicion vetem qe te jet ne pushtet .

  • Kur te bie maska e qetesise dhe dashurise dhe te del ftyra e malokut inatcor,dallkauk,i paditur,te qeshin edhe Spiropali.

  • Elisa; kam qeshur mbreme ketej nga kryqytetet e Europes: O I ZIU MANO VESHI, VESHI PRAPE ATO QE XHESHI.
    Por kujdes se ai eshte si puna e molës: tere naten e tere diten gere gere gere e pastaj i hedh nje meicament dhe pushon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *