Deri kur do të zgjasë i nxehti afrikan? Pas Evropës përvëlohet edhe Ballkani

Leda Hysa

Evropa duket se po merr frymë pak më lirisht pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstremisht të larta që thyen rekordet e kohërave në Francë e Gjermani.

Por vala e të nxehtit po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit, që do të përvëlohet edhe për disa ditë në vijim.

Temperaturat sipas parashikuesve të motit do të qëndrojnë nga e mërkura deri të premten në vlerat maksimale prej 35-38 gradësh celsius me të nxehtin më therës që do të regjistrohet në pjesët qendrore të Ballkanit ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë celsius.

Meteorologët kanë paralajmëruar se pavarësisht rënies së temperaturave në Evropë, këtë javë, parashikohen stuhi e madje edhe breshër.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *