Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët duhet të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar.
Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.
Mbledhja u zhvillua më dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kan marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se ua morën bashkitë në tavolinë.
Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës, se me lejimin e zgjedhjeve “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”.
Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar kryebashkiakët demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete.
Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta se përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë.
Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë aksioni opozitar, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i qëndron vendimit të tij personal për të mos lëshuar zyrën.
Xhelal Mziu: Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.
Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.
Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë paradites në në selinë blu, e në mesditë u largua bashkë me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.
Të mërkurën, Basha pritet të zhvillojë sërish një tjetër takim me kryebashkiakët e djathtë.
b.b/dita

Shqiperia nuk mundet te jet Afganistan
o byth fluturuse
do ta marresh hurin po hec talibn
Cecenet jeni ju qe votoni akoma 110%. Ja kaluat Enverit. Dhe pergjeroheni per demokraci. Turp. 15%. Dhe aq nuk jeni se i detyruat njerzit e shkrete te zgjidhnin midis bukes dhe votes. Enveriste te pandreqshem se socialistet skane te bejne me ju.15%.
Nje shqelm te forte,nje ore dhe me pare, mbas mullaqeve te shpellareve,nga policet e ligjit,si nje vule e madhe ne duart e qytetareve.
Ku ikin cecenet,ja ndjen lezetin kolltukut qe te sjell miliona.
Mos ik or zhelal se ta ka lene sulltan murati para se te ikte nga rrethimi i Krujes.
Mzati nuk leshon zyren???? Na bete per te qeshur. Ai taleban dhjet gjak nga nje pordhe. Do ta shihni shpellarin si do ike me bisht nder shale.
Kryevashkiaket duhet Te leshojne vendin.Rama me tepsi dhe timon NE duar do Te behet I urryer dhe per rilindasit
Me kta figura Pd eshte e diskretituar plotesisht.
Do t`i lene zyrat si Ceco!