Ushtria ruse ka deklaruar se katërmbëdhjetë marinarë kanë vdekur në një zjarr në një mjet nënujor të thellësive.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, zjarri shpërtheu të hënën, ndërsa ekuipazhi ishte në ujërat territoriale ruse, duke bërë matje biometrike për një studim ushtarak.
Detarët vdiqën nga tymi. Mjeti tani ndodhet në portin Arktik të Severomorsk, një prej bazave kryesore të flotës ruse.
Është hapur një hetim zyrtar.
Flota e veriut u përball me një humbje tjetër në gusht të vitit 2000, kur një nëndetëse bërthamore u dëmtua nga dy shpërthime në trupin e saj dhe u mbyt. Nga 118 persona në bord nuk pati të mbijetuar.
Ndërsa nëndetëset janë krejtësisht të pavarura, mjetet nënujore që zhyten kanë nevojë për anije mbështetëse në sipërfaqe, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

Reformoni teknologjine,se late nam.Po merrni ne qafe njerezit.Edhe ato nendetset heroike te Vlores,u dogjen e u perveluan brenda kenetes pasha limanit,pa kaluar Sazanin.U-Botet gjermane canin Atlantikun,i futen tmerrin Amerikes dhe Anglise,duruan bomba dhe silure,se ISHIN TEKNOLOGJI GJERMANE.