Haradinaj: Mbyllja e shërbimeve, skenar primitiv

Edona Llukacaj

Kryeministri Kosovës e ka quajtur primitiv veprimin e Serbisë për të mbyllur shërbimet në katër komunat veriore të Kosovës.

Për të dytën ditë rradhazi, kanë vazhduar të jenë të mbyllura edhe sot marketet, furrat e të gjitha shërbimet e hotelirisë në komunat veriore të Kosovës.

Ndërkohë, ekipet e qeverisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në këto katër komuna për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar sot ambasadorët e shteteve në lidhje me këtë veprim. Ndërsa këtë skenar të Serbisë e quan primitiv.

Ai u shpreh: “Është një skenar tepër primitiv i shekullit të kaluar. Vuçiç është ideator dhe zbatues i skenarit. Ai dëshiron me këtë improvizim të destabilizojë Veriun. E kam lutur që të mos vazhdojë me ketë skenar”.

Ndryshe nga katër komunat veriore, në Gracanicë vendbanim serb, rreth 15 kilometra larg Prishtinës,  nuk vërehet të ketë krizë humanitare. Pronarët e marketeve, ndonëse jo para kamerave, thonë se nuk u mungon asnjë product dhe thonë se krizën humanitare e krijon politika.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *