Ministri I Bujqësisë, Bledi Çuçi, në një lidhje telefonike mbrëmjen e kësaj të marte për emisionin “Tempora” komentoi deklaratën e sotme të presidentit Ilir Meta. Çuçi e konsideroi deklaratën e presidentit absurde.
Çuçi u shpreh: “Presidenti mund të dalë dhe të thotë që anuloj Kushtetutën e Shqipërisë, edhe të thotë jam mbreti i Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë. Sot presidenti i vuri shqiptarët para një dileme doni të jeni me Amerikën dhe BE, apo me mua. Ajo ishte gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë”.
Në lidhje me deklaratën e presidentit Meta për Xhorxh Soros, Çuçi tha: “Përrallat me Soros i kemi dëgjuar 100 herë. Unë personalisht nuk kam marrë asnjë biletë autobizi nga fondacioni i Soros. Basha, goca e Sali Berishës dhe establishmenti që ka Meta aty të paktën kanë përfituar gjysmë burse dhe bileta avioni për të shkuar jashtë vendit. Kanë bërë shumë mirë sepse në momentet kur ka pasur një varfëri ekstreme, njerëzit nuk kanë pasur bukë të hanë, nuk mendonin për libra dhe për tu shkolluar në universitetet më të mira të botës. Ai i ka ndihmuar dhe ka bërë mirë. Unë personalisht një biletë nuk kam përfituar dhe as bashkëshortja ime nuk ka përfituar kurrë dhe nuk ka punuar kurrë për Soros”.
e.ll./dita

Kam ndjenjen qe Liken parase ta strehojne ne Rec te shkodres do e vendosin emergjenca spitalore me autobulance ne repartin e psiqiatrise.
Cfare thua o derebardhe.ne jemi te shqetesuar per shendetin mendor te like floririt.e pate si eshte katandisur?per uje te ftohte,thote nje shprehje.
Ty Bledi ta tha jot shoqe mbasi i kishte fut noi teke anej ka Surreli, apo si?