Më 2 korrik të vitit 1990 shumë shqiptarë kaluan kangjellat e muret rrethuese të ambasadave që gjendeshin në Shqipëri.
Ata ishin të parët që ikën mavisivisht nga Shqipëria.
Kjo u pasua nga i ashtuquajturi eksodi i vitit 1991, kur mijëra shqiptarë të tjerë iu drejtuan Italisë.
Më vonë, shqiptarët ikën me gomone, ecën maleve, përdorën identitete të rreme.
Shumë mënyra të tjera për të ikur nga vendi i tyre.
Edhe pas liberalizimit të vizave, shqiptarët vazhdojnë të gjejnë mënyra për ta lënë vendin e vet.
Dita uron që në 30 vjetorin e “ambasadave” shqiptarëve t’u shtohen arsyet për të jetuar në vendin e tyre.
Një urim që në fakt e qarkullojmë vizualisht nëpërmjet këtij fëmije për shumë vite.

e.ll./dita
