Të mbetur mes katër rrugëve

anazapta

Kohët e fundit në të gjitha mediat shqiptare u trajtua me shumë bujë problemi i sistemimit të 37 familjeve rome, të cilat u bënë kështu një shqetësim tepër serioz për organet tona shtetërore. Bënë mirë për këtë sepse edhe familjet rome kanë të drejtë të jetojnë si gjithë të tjerët. Por ajo që është shqetësuese është fakti se tani nuk po kujtohet askush për ato qindra familje shqiptare që u nxorrën nga banesat e tyre dhe po vazhdojnë të nxirren akoma si pa të keq çdo ditë. E kam fjalën, për ato familje që banonin në shtëpitë e ish-pronarëve, e që një ditë të bukur, me një të ashtuquajtur Akt Normativ, i Gushtit të vitit të kaluar, u hodhën në rrugë të madhe.

Ai akt, jo vetëm qe s’ishte “normativ”, por mund të thuhet pa frikë se ishte akti më “anormativ”, madje, ishte me plotfjalën akti më “kriminal”. Regjimi i Hoxhës ishte një regjim diktatorial në ekstrem, por ai as “armiqtë” e vet (dhe jo qytetarët e këtij vendi) nuk i linte në qiell të hapur. I internonte në kasollet e llojit të Savrës së Lushnjes, por e kishin një çati në kokë.

Bota strehon dhe refugjatët klandestinë. Nuk i lë rrugëve. Kurse tek ne… Ku kishte skenë më të shëmtuar, se ajo para disa ditëve në qendër të Tiranës si dhe në Durrës, ku humbi edhe jetën Sofia e moshuar. A nuk janë këto krime?

Dhe nga ana tjeter, ajo që të bën përshtypje të madhe është heshtja e plotë për këtë problem kaq të rëndë e opinionit shoqëror, e atyre qindra organizatave e shoqatave.

Shumkush nga ata që e kanë njohur këtë problem mendojnë se qeveria e zgjidhi atë me “kredinë pa interes që mund të merrte çdo familje, për të blerë një hyrje apartamenti”. Por, së pari me kredinë e dhënë, e cila përbën vetëm 80 % të vlerës së banesës, është e pamundur të blesh një apartament jo më në qendër, por as në periferinë e Tiranës. Së dyti, është një pjesë e madhe e këtyre banorëve që nuk e përfitojnë dot kredinë për shkak të të ardhurave të pakta që ata kanë. Është pikërisht ky kontigjent i qytetarëve që janë lënë në mëshirë të fatit.

Qeveria e mëparshme pa bërë një studim të plotë për çdo familje, me një shpejtësi të habitshme mori një vendim krejtësisht të padrejtë që rezulton fatal për fatin e një pjese jo të vogël të qytetarëve të këtij vendi. Qeveria e re duhet të përpiqet me të gjitha mundësitë për të marrë masat e domosdoshme për këta njerëz.

I lutem redaksisë së Dita ta botojë për hir të atyre “fakirëve” që janë në këtë hall të madh.

 

Letër e nënshkruar

Bashkim Martiri

Share This Article
2 Comments
  • Ne rradhe te pare ata nuk jane fakire, por qe Sali Berisha me shpellaret e tij i nxorren ne rruge te madhe, kjo eshte shume e vertete.
    Kjo kategori nuk paten mundesine te blejne banesen e tyre, si gjthe familjet e tjera shqiptare, kur qirane e kane paguar njesoj si ata qe e privatizuan banesen e tyre.
    Qeveria e re duhet sa me shpejt, ti strehoje keto familje dhe ata ish pronare qe kane privatizuar me cmimet e atehershme, banesat e dhena nga shteti komunist, ti kthejne mbrapsh, dhe le te marrin e tyre, qe pretendojne se jane te tyre, por qe ne shume raste, mund te themi, se jane me dokumenta fallso, shume shtepi ne kohen e pushtimit italian, jane blere nga shteti shqiptar i atehershem dhe tani pasardhesit e ish pronareve me dokumenta fallso dhe me karten e partise demokratike ne xhep, u bene pronare per here te dyte, kur dihet qe pasardhesit e tyre i kane futur parete ne xhep nga shitja e atij objekti.
    Strehimi i ketyre familjeve eshte imediat dhe duhet sa me pare te filloje investigimi, ne bashkepunim me qeverine italiane, ku ne ministrine e jashtme te Italise, jane te gjitha dokumentet origjinale te shit-blerjes, se shume objekteve qe sot pretendohet nga sejmene partije, si prona te trasheguara, duke fallsifikuar dokumentet.

  • Te stehojme gabelet (qe i kemi si ujet e paket), te bardhe kemi sa te duash, “ju japim kredi” te bardheve. O zot si u katandis ky vend! Me mire te jesh gabel, homo, pusht se njeri normal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *