Vidhnin çfarë u dilte para, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

J L

Pesë shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje të ndryshme në zonën e Triggianos në Itali.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për një numër të madh vjedhjesh, që përfshin nga banesa e makina deri tek karburantet, bankomatet, lokalet etj.

Policia italiane prej kohësh ishte vënë në ndjekje të tyre, të cilët gjithmonë arrinin t’i shmangeshin dhe largoheshin.

Policia ka arrestuar shqiptarët me iniciale N.X 41-vjeç, N.M 39-vjeç, N.V 27-vjeç, M.K 23-vjeç dhe P.E 53 vjeç, ndërsa është duke ndjekur në gjendje të lirë tre italianë, të cilët dyshohet se janë përkrahës të grupit kriminal.

Këta persona vepronin të gjithë si një grup i strukturuar dhe se ishin kthyer në tmerrin e qytetit, për shkak të vjedhjeve të shpeshta.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *