The Guardian shkruan për vilën e Enver Hoxhës, çfarë thonë Rama dhe Veliaj për të dhe për Piramidën

Edona Llukacaj

Vila e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës do të hapet për publikun. Është  ky lajmi rreth të  cilit është shkruar artikulli i medias ndërkombëtare “The Guardian” në lidhje me Tiranën.

Duke marrë  rrugë  nga vila e Hoxhës, artikulli i rubrikës “Qytete” shpalos jetën e sotme të Tiranës.

Pjesë nga artikulli:

Brendësia e vilës me tri kate të Hoxhës është pak a shumë  ashtu siç ishte kur kreu komunist i Shqipërisë vdiq në vitin 1985. Deri atëherë, Hoxha kishte udhëhequr një diktaturë staliniste në vend për katër dekada, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara në  botë.

Gjatë periudhës komuniste, e gjithë zona përreth shtëpisë së Hoxhës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u rrethua nga policët dhe agjentët e fshehtë. I njohur si Blloku, lagjia funksiononte si një lloj Kremlini pa mure në zemër të Tiranës, i rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre.

Tani, Blloku është lagja më e frekuentuar e Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Mes tyre gjendet edhe shtëpia Hoxhës, e paprekur dhe e mbyllur për publikun.

Brenda, muret e vilës janë të zbukuruara me artin realist socialist, ndërkohë që dhomat e shumta janë të pajisura me televizorë të prodhuar në Shqipëri.

Dyert e shumta drejt dhomës së gjumit të Hoxhës janë të mbështjella me mbrojtës kundër zjarrit, ndërsa në katin përdhesë ka një pishinë dhe një derë që të çon në një tunel, nëpërmjet të cilit Hoxha mund të shkonte në një bunker nëntokësor në rast sulmi.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ka menduar për njëfarë kohe “dilemën e madhe” se çfarë  të bëjë me shtëpinë, meqë do të  ishte një llloj e papërshtatshme si ta mbante atë në gjendjen aktuale si ta shkatërronte plotësisht atë.

“Është e vështirë për të gjetur një zgjidhje të mirë, ku e kaluara është ende atje, por (ne) po i shërbejmë  të ardhmes,” tha ai.

Ndërtesa të tjera që simbolizojnë regjimin e Hoxhës tashmë janë rindërtuar për përdorim publik. Ish selia e Sigurimit, policia sekrete e Hoxhës, tani është një muze ku vizitorët mund të mrekullohen me natyrën gjithpërfshirëse të survejimit dhe informimit gjatë periudhës komuniste. Në ekspozitë bile ka edhe një manual trajnimi që i mëson zyrtarëve se si të vendosin pajisje të vogla dëgjimi në mure, korniza apo edhe në  shojet e këpucëve.

Hoxha ndërtoi rreth 168,000 bunkerë betoni gjatë një periudhe tetëvjeçare, pasi e mori idenë nga një vizitë në Korenë e Veriut. Më i madhi syresh, në periferi të Tiranës, është një  pesë-katësh nëntokësor, i mbyllur hermetikisht me dyer të shumta betoni masiv dhe me një dhomë dekontaminimi.

Në  të  gjenden vendbanime për Hoxhën dhe rrethin e tij të ngushtë dhe një sallë të madhe ku seancat e parlamentit mund të mbahen nën tokë. Dy vjet më parë, kjo ndërtesë u hap për publikun si një muze historik.

Më të veçantat janë planet për të transformuar një piramidë të madhe betoni në qendër të Tiranës, pranë zyrës së kryeministrit. Ndërtuar në fund të viteve 1980 si një muze për diktatorin e vdekur, piramida, pas rënies së komunizmit u la në  harresë ndërsa u përdor si klub nate, si qendër tregtare joformale dhe si selia e NATO-s gjatë fushatës ushtarake të vitit 1999 në Kosovën fqinje.

Kjo ndërtesë përfaqëson tranzicionin tonë,” tha Erion Veliaj, kryebashkiaku energjetik i Tiranës, i cili ka nisur një projekt për transformimin e qendrës së qytetit deri në vitin 2030. Është një shfaqje metaforike e asaj që kemi kaluar. Në  vend të piramidës, ju mund të  thoni Shqipëri, historia është  po ajo. Paranoja dhe e ashtuquajtura lavdi e ambicjeve komuniste, kalimi brutal në kapitalizmin e kazinove, dhe pastaj kjo rilindje. Pra, tani është koha që piramida të jetë  pjesë  e rilindjes së  qytetit,” theksoi ai.

Firma holandeze arkitektonike MVRDV ka zbuluar plane për një riparim të plotë të piramidës, duke e mbajtur strukturën origjinale, por duke e  bë rë  atë  të  bardhë dhe duke e kthyer ndë rtesë n në një qendër të të mësuarit për nxënësit e shkollave. Veliaj tha se priste që projekti të përfundonte deri në fund të verës.

Kryebashkiaku tha se kishte kërkuar që  dizajni duhet t’i mundësojë  njerëzve të ngjiten në pjesën e jashtme të piramidës, pasi kjo ishte çfarë  piramida simbolizonte për një gjeneratë të tërë të rinisë së Tiranës, në vitet pas rënies së komunizmit.

“Mbaj mend që  të  ndenjurat tona digjeshin duke rrëshqitur. Ne të gjithë kemi përdorur të njëjtat pantallona kadifeje dhe ju mund të vinit re si ata humbisnin shiritin e tyre të  kadife,” kujton ai.

Hoxha udhëtonte rrallë dhe kaloi shumicë n e dhjetëvjeçarit të  tij të fundit në vilën në  Bllok. Ai e ndau atë me gruan e tij, e cila është ende e gjallë dhe është  në moshën 98 vjeçare, dhe tre fëmijët e rritur, dhomat e gjumit të  të cilëve ishin zbukuruar me motive të kuajve dhe palmave.

Një nga karakteristikat më të dukshme të shtëpisë së tij janë  librat, me mijëra të rregulluar në raftet e shumtë dedikuar atyre në të  gjitha dhomat. Hoxha ishte një lexues i pangopur dhe kontrollonte çdo vit katalogët e botuesve të Parisit për të porositur pirgje librash mbi çdo gjë, nga historia marksiste në fabulat seksuale të qytetërimeve të lashta.

Kjo ishte në kontrast të fortë me popullin, të cilëve u ishte ndaluar të lexonin literaturën më të madhe të shekullit të 20-të.

Rama, i cili ishte një student i artit në vitet 1980, kujton se një përjashtim ishte “Fije Bari” nga Walt Whitman, i cili ishte klasifikuar gabimisht si një libër bujqësor dhe kishte kaluar censurë n. “Mbaj mend se ka pasur pesë kopje në fakultetin e bujqësisë dhe nuk mund të besosh se sa qarkullonin ato”, tha ai.

Rama tha se shtëpia kishte një dimension ngrirës, i cili do të ishte i rëndësishëm për t’u mbajtur kur më në fund vila të  hapej për publikun. “Nëse fshihet plotë sisht gjithçka, nuk do të ishte mirë. Është e rëndësishme të kesh “shpirtin e tij” brenda. Ajo që  dua të  them është se ajo duhet të jetë shtëpia e Enver Hoxhës, por brenda saj të gjitha gjërat që ai do të urrente duhet të ndodhin”, u shpreh ai.

Këto mund të përfshijnë mësime dhe ekspozita moderne të artit, biseda letërsie dhe diskutime të  politikës së jashtme, – tha Rama, të gjitha gjërat që Hoxha do t’i kishte përçmuar. Ideja do të ishte që të ketë një hapësirë ​​publike për këto ngjarje në katin përdhesë, ndërkohë që katet e sipërme do të shndërroheshin në një shtëpi pritjeje të klasit të  lartë”.

e.ll./dita

 

Share This Article
16 Comments
  • Po vilat e Ilirit,Saliut dhe gjithe tufes se hajduteve te pangopur kur do te hapen per publikun?

  • Enver Hoxha jetoi ne shtepi shteterore Jo private.
    Sa me shume shani sistemin dhe Enverin (per te mbuluar vjedhjet tuaja)AQ me shume i rrisni vlerat.Me mire ishim se sa jemi.

  • po ikni, more kriminele, “anti enveriste” . more vemje kanceroze e ketij kombi, se sistem me te mire ky vend, as ka pase e as do kete, pasi dhe bota moderne demokratike mbeshtetet mbi te njejta principe, ku bazohej komunizmi . por klane te djadhta “anti robespieriste e anti marxiste-leniniste” te botes perendimore e deshen keshtu shqiperine . per te ruajtur teorine e “te djathtes demokratike”, qe i lejon te ruaj
    privilegjet, fituar me luigjet e 14-te, bismarket e gjermanise e ..romanovet e rusise .

  • I vdekuri eshte i pademshem prandaj pas vdekjes nuk sosin se levduari.
    Mesaduket, samesper, Enveri qenka gjalle.

  • Enver Hoxha nuk konkuroi me popullin qe KA,,konkuroi me popullin qw s`ka.
    U mori shtepite tregtareve,intelektualeve, krijoi Bllokun.
    Krijoi MYRAZHIN E LUMTURISE.Nje stanar nga Laberia,e shihte veten polic me apartament tek Shallvaret,me mire se ne maje te Cipinit me dhen.,.
    Nje kucovllah sigurioms e shihte veten me te lumtur ne shtepine e zaptueme te nje tregtari tiranas,se ne maje te Gramozit.
    Keta pushtues,sot thone qe Vila enver hoxhes nuk krahasohert me pallatin mbreteror te Zenit dhe Vilen e Argites, Resortin Presidencial te Metes etj.
    Krahasimet behen ne kohen ku jetoi,populli jetonte ne apartamente 1+1;2+1,shpesh dy familje ne nje apartament.

  • Edi Rama nuk ka pune tjeter si duket, i kane shteruar idete, si ta stabilizoje kete vend te tejet shfryezuar , nga politikat 30 vjeçare te “tranzicionit demokratik”.
    Per te fshehur pazotesine e plote udheheqese flet per “fushata enveriste” te demokrateve, militante enveriste, me terma kaq demode, si per tiu kundervene popullitb te thjeshte qe sa vjen e me shume po vlereson regjimin e Hoxhes, ku mbizoteronte puna e qetesia.
    Sot njerezit kane filluar te harrojne luften e rende te klasave te asj periudhe se po ja fshijne memorjen prostitucioni , korupsioni galopant, pasiguria ne ekstrem , i diteve qe po jetojme.
    Dhe ky njeri me btrekushe pa idenditet, po lodhet duke u menduar se çdo te beje me ate ndertese te mjere, shteterore, per sa ka mbetur e pa vjedhur qe nga qeveritaret ne vlerat e verteta.
    I ziu ky, e me shume te zinjte ne , qe nuk ditem te zgjedhim me te denjn, por gjithmone zgjedhim me pak te keqin.
    Mire te na behet, se meritokemi ate qe mendonim se nuk e meritojme.
    Dolem e vetuam per vehte e per Shqiperine, por çe do se zoteria kujton se na pelqejne aq shume modeli i ri i brekusheve te tij, sa nuk pyetem as per kercenime e dhe kanosje sa ,…. me vrap shkuam per te ne votime….

  • Te gjithe njerzit pa perjashtim i vdes dembelizmi dhe i mban te gjalle puna per te ardhmen e vendit.Keshtu qe klasa e jone politike duhet te punoje shume me shume se Enveri qe te harrohet.ne te kundert do te mbahet mend gjate.Tash 3o vjet cfare u be per ta harruar.asgje.por eshte punuar dhe po punohet per ta mbajtur gjalle.
    Per lali Erin tre muaj mbajtite mbyllur hyrjen ne bulevardin e ri.Kur e pashe sonte nuk mora veshte se cfareka bere.Vetem e ka treguar veten sic i thote veriu brejtes qe DMTH hajdut i vogel.

  • Te gjithe njerzit pa perjashtim i vdes dembelizmi dhe i mban te gjalle puna per te ardhmen e vendit.Keshtu qe klasa e jone politike duhet te punoje shume me shume se Enveri qe te harrohet.ne te kundert do te mbahet mend gjate.Tash 3o vjet cfare u be per ta harruar.asgje.por eshte punuar dhe po punohet per ta mbajtur gjalle.
    Per lali Erin tre muaj mbajtite mbyllur hyrjen ne bulevardin e ri.Kur e pashe sonte nuk mora veshte se cfareka bere.Vetem e ka treguar veten sic i thote veriu brejtes qe DMTH hajdut i vogel.

  • Enver Hoxha ,ja mori keto 20 vila ,pronareve me dhune ,por keta Enveret e sotem kane zaptuar trojet e pronareve ,sidomos ne bregdet ,por mos te behen merak ,me keq si Enveri do perfundojne ,e kam fjalen ai nuk e gezoi vilen ,edhe keta me keq si enveri , do e kene se fundin..

  • Keta gazetaret qe na hiqen kaq te perveluar per shqiptaret, perse nuk tregojne edhe vilat e mediokerve njerez qe jane bere milionere ne “demokraci” dhe tani ulurijne ?! Se jane buthelepiresit e miljonereve. Dhe duan te quhen edhe pushtet i kater. jane pjerdhe me kohe pushtete ne Shqiperi; ato jane kthyer ne banda hajdutesh, populli? Popel.

  • Menyra sic sillet Edi Rama me veprat dhe objektet e ndertuara ne periudhen e udhehequr nga Enver Hoxha, eshte sikur e nje personi qe mendon me fodullek tejet te tepruar se tashme Ai, duke qene kryeminister do te jete i perjetshem i tille, se pervec te tjerave duke qene i perjetshem Ai I shikon veprat dhe objektet e ndertuara sikur pengesa qe Ai te realizoje aventurizmat qe prodhon mendja e tij e cartur. Eshte fakt, qe Edi Rama ka perdhosur shume e shume vepra dhe ndertime publike, shteterore, ne vecanti ne qendrat e qyteteve, duke tjetersuar perdhunshem identitein e tyre te krijuar hap pas hapi ne vite.
    Nje kryeqytetar serioz respekton vepren e te tjereve, aq me teper kur ato kane sherbyer per interesa publike. Edi Rama, me vepra ka lene pershtypjen se injoron ate c’kane bere Drejtuesit para tij, ndersa keto I shoqeron me nje vet-propogande dhe vet-mburrje per ate c’ka Ai, me sepate ne dore pret ne themele pemet e mbjella nga parardhesit, dhe i bie tam tameve ne gropen e hapur nga pema e shkulur ose ne gropen e bere rrishtaz per fidanin e ri.
    Eshte fakt se Enver Hoxha kreu reforma te medha ne shtet, ne ekonomi, ne shoqerine shqiptare, ne kulture dhe Arsim, ndersa Edi Rama dhe te tjeret para tij as qe i afrohen . Karakteristike e tyre eshte kryerja e atyre pak investimeve duke menduar se pari plotesimin e fitimit te paramenduar per xhepin e tyre, formen e propogandes tallava per fatkeqet e papune dhe mungesen e transparences per te fshehur te vertetat.

  • Dilemat e Rames jane cfare do beje me veprat publike ne Shqiperi. I shikon si te tijat. Cdo teke qe mund te kete Edi Rama do vijezohet si angazhim shteteror i kryeministrit.
    Ky njeri eshte komplet i papergjegjshem, arrogant, injorant dhe vandal i shtetit.
    Lere me ti lesh ne dore te shkruaje historine, dhe ta paraqisi sipas mendjes se tij.
    Shko mor plere se nuk ta ka lene Kristaqi dhe Aneta vilen.
    Qelbesire

  • Per hir te se vertetes, Rama e tregon dhe njehere qe eshte nje injorant i ngopur me idiotesine e injorancise se tij.
    Hoxha iu la shqiptareve te lexonin kryeveprat e letersise boterore. Dhe ishin aq shume sa Ramuti nuk ka patur kohe te lexonte, se merrej me batuta kafenesh, rrinte femrat dhe bente sikur lozte basketboll. Njeri i mbaruar

  • Faleminderit,medias nderkombetare”The Guardian”, qe mendon per miresine e trashegimise shqiptare .
    Dhimbia e madhe popull”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *