Serbi, vdes Jovanka Broz, gruaja e fundit e Titos

anazapta

Mediat serbe raportojnë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 89 vjeçare  ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e ish- kryetarit të RSFJ-së, Josip Broz Titos.
Ajo është shuar në Qendrën e Urgjencës në Beograd. Pak javë më parë, po mediat serbe raportuan për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej, e braktisur nga shteti serb. Dukej sikur me qëllim po shmangej dhe po lihej në harresë e mjerim gruaja e njeriut më të rëndësishëm të Jugosllavisë së pas-luftës, ndoshta dhe me prej mosdëshirës për t’u etiketuar si nostalgjikë të komunizmit.

Dëshira e saj e fundit, siç shkruhet, ishte që të varroset në Shtëpinë e Luleve , afër varrit të Titos. / respublica

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *