Partia Demokratike ka ftuar këtë të mërkurë qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën kombëtare të rradhës, e cila do të zhvillohet të hënën më datë 08 korrik, duke nisur nga ora 20:00.
Pas këtij hapi, selia blu ka nisur përgatitjet dhe nesër paradite strukturat më të larta të partisë do të mblidhen, me qëllim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.
Nesër, në orën 10:00 do të fillojë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ndërsa më pas në 11:45 do të mblidhet organi më i lartë, që është Këshilli Kombëtar.
Partika Demokratike ka njoftuar: “Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas ne 11:45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”.
e.ll./dita
