Flet Calavera: Deri tani Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur

Leda Hysa

Nga Samiti i Poznanit në Poloni, shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera ka vënë theksin tek Reforma në Drejtësi, ajo është shprehur se deri më tani puna po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria më në fund do të ketë organe gjyqësore të pavarura.

“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”, deklaroi Calavera.

Reforma në Drejtësi, është një nga fjalët kyçe që po përdoret më së shumti nga të gjitha palët politike, përfshirë këtu edhe presidentit në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë politike dhe në pritje të një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me BE-së. Calavera ka vënë theksit se rezultatet do të jenë një pikë e rëndësishme që do të ndihmojë për dhënien e dritës jeshile nga BE, e ndërsa shtoi se në kohën kur sistemi në Shqipëri po tronditet, të gjithë politikanët do ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme.

“Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën e që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, u shpreh shefja e ONM-së.

l.h/ dita

Share This Article
13 Comments
    • Pallazges Lora i ka humbur durimi. Shpreson drejtesi ne KOLONI.

    • Koloni e athines, Beogradit e Moskës e bëtë ju vëndin. Tani po vjene koha e drejtesise, e permisimit dhe frika që keni ju esht vërtetimi I këtij parashikimi.

  • Sistemi KOLONIAL u diskretetua, nuk u rrezua.

    • Turkoshaku do koloni Anadolli ne viset e Arberit ???
      RROFTE AMERIKA TURKOSHAK.

  • KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore pa kurorezuar
    SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjoni dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat .
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut
    … Yes you can !

    From:Alban Dega
    Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *