Reforma, Xhafaj: SHBA garanci kyçe për ta bërë të pakthyeshme

Bora Basholli

Presidenti Ilir Meta dhe njëherazi opozita e vendit kanë intensifikuar sulmin e tyre ndaj reformës në drejtësi duke u përpjekur për ta deligjitimuar.

Në ditën e festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, përpos urimit simbolik, ka përcjellë edhe një mesazh për kreun e shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Xhafaj shkruan se SHBA është garancia kyçe që e ka bërë reformën të pathyeshme.

Postimi i plotë

Sot, më #4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë!
Momenti për t’i falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme në hartimin e Ref në Drejtësi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme”, shkruan ish ministri.

Ndërkohë, Xhafaj shpreh edhe mirënjohjen për bashkëpuntorët të cilët kontribuan për implementimin e reformës.

“I shpreh mirënjohjen e veçantë të gjithë atyre miqve e kolegëve amerikanë, në Uashington dhe në Tiranë, me të cilët kam pasur mundësinë të bashkëpunoj fort ndër vite, për forcimin e zbatimit të ligjit e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht për Reformën në Drejtësi”, nënvizon Xhafaj.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • CIRK ne KOLONI
    Ne CNN Rama kunder Baces Trump.

    • Trump nuk eshte Amerika ashtu si Erdogan nuk eshte Turqia . Kur Erdogan te ike do ju mare me vete dhe ju turkoshaket mongole.

  • Fale nje bashkepunimi kaq “frytdhenes” me imperialistet e urryer te Hoxhes dhe miqte dhe kolegeve te paharruar te Xhafajt (kameleonet e nderrojne lekuren sipas situates), qysh nga dita e implementimit te deformes ne padrejtesi, peshku gjendet akoma ne det kurse tigani ne zjarr. 😉

  • KY ISH HETUES NE KOHEN E KOMUNIZMIT, nuk duhet te flase dhe nuk duhet te jete deputet.KY MBROJTI DHE LA TE LIRE VELLANE E TIJ TRAFIKANT DUKE MOS E CUAR NE BURG.
    POR KUR U ZBUKUA SKANDALI, MBAS 10-12 ORESH VELLANE E TIJ KONTRABANDIST E DERGOI MENJEHERE NE ITALI DREJT E NE BURG.
    SI MUND TE KEMI BESIM SE SI POPULL TEK KY?

    • Po te ministrat e PD qe nuk ben asnje gje per ta arestuar kur PD ishte ne pushtet duhet patur besim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *