Video: Qëllohet me breshëri plumbash biznesmeni 23-vjeçar

Bora Basholli
Një biznesmen i ri në Moskë është qëlluar me breshëri plumbash nga një grup personash. Mediat e huaja raportojnë se është plagosur 23-vjeçari Dimitri Archipenko, i cili drejton një biznes makinash me qira.

Siç mund të shihet në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, të riut i është bërë atentat sapo ka zbritur nga makina, teksa ka qenë nën shoqërinë e një gruaje.

Disa burra të armatosur e kanë ndjekur nga pas biznesmenin, duke e qëlluar me armë, por fatmirësisht një patrullë policie ka ndërhyrë në kohën e duhur. Policia ka arritur të kapë agresorët dhe të shpëtojë nga vdekja biznesmenin e ri, i cili ndodhet në spital me disa plagë.

b.b/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *