Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i kërkoi kolegëve të tij anëtarë në KQZ, të votojnë një propozim të tijin për një hetim për materialet zgjedhore lidhur me mos-rakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë ditës së votimeve të 30 qershorit, dhe deri në mbyllje të tyre, kur në ditë të ndryshme raportoi shifra pjesëmarrje të ndryshme.
Zguri tha se KQZ ka humbur besueshmërinë dhe po funksionon në mënyrë të njëanshme. Nuk munguan as replikat mes tij dhe nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.
Ky i fundit zbuloi probleme me sistemin elektronik të KQZ, kur tha se prej 2018-ës mungoi drejtori i IT.
Pavarësisht nga insistimi i Zgurit, me shumicë votash anëtarët e KQZ rrëzuan kërkesën e tij për të hetuar materialet zgjedhore.
Debati në KQZ
Klement Zguri: Kemi deklaratën e orës 11:00 të KQZ ku thuhet pjesëmarrja në votime 12%. Ndërkohë këtu kam tabelat në faqen e KQZ, ora 11:00 kur deklarata thoshte 12%, në tabelën është 6.19%, gati gjysmë për gjysmë. Kur unë këtu jam i paqartë mendo sa i paqartë është publiku. I kemi detyrim qytetarëve për transparencë në procesin zgjedhor.
Denar Biba: Pjesëmarrja u vendos në fokus, dhe jo më rezultati. Pjesëmarrja për arsye nga më të kuptueshmet, sepse opozita politike shqiptare e shndërroi në kalin e vet të betejës pjesëmarrjen duke bërë thirrje për bojkot. Ata e dinë mirë kush i votoi e kush jo. E gjithë kjo skenë është e gjitha pjesë e një teatri me një synim të vetëm, për të de-legjitimuar këto zgjedhje, të cilat njëra palë nuk i pranoi, tjetra i pranoi.
Rezultatet në mënyrë konstante janë thënë që janë paraprake. Edhe në zgjedhjet e 2017-ës, në orën 20:00 rezultati i deklaruar nga KQZ 1 milionë e 1 e ca mijë. Ndërkohë ka deklaruar 1 milionë e 6 qind e ca mijë. A i bëri kjo ato zgjedhje të pavlefshme? Jo. Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend.
Që në moment që ai drejtori tha, programi software i 2017 nuk është i përshtatshëm për klokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka.
Klement Zguri: Ishte një shembull për t’u marrë me diferencën sepse zëdhënësja del me shifër që i jep KQZ-ja. Në fillim ishte 21.6%, pastaj 21.83%, më tej 24. 12%, dhe e fundit fare është 812249 me 22.97 %. Nga këto nuk akuzoj por them, që këto janë indicie për të kërkuar një hetim. KQZ të nisë kryesisht hetimin për shifrat e pjesëmarrjes në votime, duke hapur kutitë.
Denar Biba: Ne nuk mund të hedhim zgjedhjet në erë. Të fala Gazment Bardhit.
Klement Zguri: Ti nuk hidhesh në erë.
Denar Biba: Mua s’ka perëndi të më hedhë në erë, e jo më ti… Të fala Gaz Bardhit.
Klement Zguri: Nuk më bezdis fare, nuk më krijon asnjë lloj gudulisje. Do kërkojmë procesverbalet.
Denar Biba: Klement, ti nuk e do këtë proces. Ti do ta sabotosh këtë proces. Jam dakorw për të bërë një hetim administrativ lidhur me çdo lloj sjellje në KQZ, që mund të ketë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjedhjeve. Por që të hapni ju të gjitha kutitë e Shqipërisë, nuk ju mbështes dot. Nuk ta gjykoj dot, nenet t’i gjen Gaz Bardhi ty…
Bledar Skënderi: Ruani etikën.
Klement Zguri: Unë po flas, ju futeni tek fjala ime
Denar Biba: Unë jam dakord të hetohet që nga ai tek dera por jo të hapen të gjitha kutitë
Klement Zguri: Kërkoj vetëm verifikimin e listave të atyre që kanë votuar dhe sa kanë votuar.
b.b/dita

CIRK ne KOLONI
SKLLEVER!
Sistemit KOLONIAL ju shkatrua legjitimiteti.
Ehuuuu …u harrua ai muhabet i me shume votave se sa votues. Deshet te merreshit me citjanet e liderit global. Na rrofte Denar Biba dhe Endri Fuga. Gjigandi po se po.
SPARTAK!
A propozon kryengritje kunder PRONARIT te KOLONIS.
Kryengritjen ik beje ne Anadoll te osmandhjeri Erdogan.
RROFTE AMERIKA OSMANDHJERE
Kush eshte kunder sistemit KOLONIAL eshte anti-europian.
Ju antievropoanet ik ngrohuni ne shkretetirat e anadollit se po na beni vap ketej.
Po ky Zguri u vu kryetar bashke me ate avokaten e Saliut ne zgjedhjet e 2017-es, nuk iken keta po ngelen aty? Dhe do e beje te tijen merimaga! Kur te nxjerre Saliu kutite e votimit qe dogji, atehere do hapen dhe keto. Se çfare ke bere, do ta bejne, prandaj rriji bythe siper po te çfryne.
KOLONIA ku e ka legjitimitetin, ne dac me Saliun ne dac me keta KUKLLAT e radhes?
Minimalja per keto pseudovotime, eshte verifikimi
nese numri i personave qe firmosen ne lista si votues
perputhet me numrin e votave ne kuti.
Jo per gje, po konkubina e edroges, ne pozicionin
krieprokurore, u angazhua me mish e me shpirt qe
te mos neperkembej institucioni kushtetues i votes.
Qysh, ata te PD qe thyen disa xhama, qenkan
kriminelet me te rrezikshem, dhe edroga qe i mbushi
kutite si i deshi bytha qenka i mire????!!!!!
Hapni syte o milet qorr, cohuni ta heqim kete qelbesire.
Karbeni, njeren qelbesire, Sali Fazlliçin e hoqem ne 2013. Qebesiren tjeter, MonaLiken e zbythim tani ne 2019.
Ke kohe te mendohesh deri ne 2021 ✌️
Nuk po e marr vesht mire qe ky Zgurri kryetari i KQZ mos
eshte i perjeteshem se e kajoj mandatin e tij u vendos pro
vizor per zgjelljet e 2017 dhe nukpranoj qe te largohet me.Kush ma spjegon do tja di shume per nder.
Me urdhër të Ramës, kryeprokurorja vuri prapanicën e saj mbi kapakun e kutisë pandoriane të dosjes së përgjimeve të Dibrës që të mos hapej, sepse ai e dinte çfarë përmbante kutia. Por dikush e sfidoj prapanicën që e shtërgonte fort nga sipër, e hapi nga poshtë dhe kutërbimi i flliqur i krimit zgjedhor të bandës së rilindjes në Dibër u përhap edhe jashtë vëndit aq sa kancelarja Merkel, duke shtërnguar hundët , tha me neveri e zhgënjyer ” Ç’ erë të flliqur ardhka nga ky poturexhi me atlete”
Tani është Rama që ka vën prapanicën e tij mbi kapakun e kutive të votimit që të mos hapen, tamam si mjeshtri ekselent i moshapjes së kutive të votimit, Sali Berisha, i kritikuar për këtë djallëzi nga Rama. Tani kanë ndrruar rolet , është Edi Rama që mban fshehur kukuthin e zi të krimit zgjedhor në kutinë pandoriane dhe Saliu do të kërkoj hapjen e kutive duke forcuar kauzën e tij opozitare të zgjedhjeve të lira e të ndershme që po trondit themelet e sistemit kufomë politik dhe shtetëror shqipëtar. A do t’ ja arrij prapanica e Edi Ramës birin e zi të tij , krimin zgjedhor të radhës në 30 qershor, ta mbaj vulosur në kutitë zgjedhore? Edhe të hapet kutia, aq më tepër, refuzimi kategorik për të mos hapur, tregon më qartë se djalli qëndron brënda. Në të dyja rastet dëshmohet që kleptomania zgjedhore është një sëmundje psiqike kronike e pa shërushme për kryeministrin tonë. Doktor SPAKU, në qoftë se nuk është si doktorët e zakonshëm shqipëtar që pa u mbushur xhepin me para nuk të shërojnë, urgjentisht të marrë në klinikën e tij pacientët me sëmundjen psiqike tashma kronike për ta të kleptomanis zgjedhore, njëkohësisht , doktor- profesorin e shkencës së vjedhjevje të votave, kandidatin e çmimit Nobël në këtë shkencë, nderin e kombit Sali Berisha, presidentin Ilir Meta që la pa punë Fredin e mjerë se, kundërshtarët në vjedhje të votave të PS në votimet e parafundit, e kapën me thesin e parave të LSI kushtuar fitores në votimeve të ndershme që po lufton Monika e pa epur, dhe, në flagrancën e 30 qershorit, elektoralokleptomanin Edi Rama. Po të na bëj këtë doktor SPAKU do të shpëtoj shqipëtarët nga poshtërsia shtet shkatrruese e votvjedhjes dhe nga vjedhja madje edhe e parave të mjera të xhepit me ligjin Ahmetaj në tentativë për taksimin e rrogave të ulta të fukarenjëve projektuar në mëndjen diabolike të armikut të betuar të mirqënies të shqipëtarëve kryeministrit që tallet haptazi me sofizma si” Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur kur bëhet nga 7,5 në 9,5″