Tiranë/ Makina përplaset me kabinën elektrike, përfundon brenda në lokal

Bora Basholli

Një aksident është raportuar në Tiranë në rrugën e Dibrës. Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet është futur brenda ambienteve të një lokali.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Automjeti drejtohej nga një zonjë, e cila sapo ka dalë nga rrugica është përplasur me një kabinë elektrike dhe me pas është futur në lokal.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *