Pse jo Shqipëria?

Elena Tase

Të udhëtosh tashmë nuk është vetëm qejf por edhe profesion.  Të rinjtë, kanë filluar të praktikojnë një formë të re pune dhe argëtimi. Të qënit blogere udhëtimi, jo vetëm të bën të famshëm, por të nxit edhe të vizitosh vende të reja.

Shumë prej atyre që janë influencuese në fushën e turizmit në botë kanë vizuar Shqipërinë dhe kanë përcjell në faqet e tyre shkrime pozitive për vendin tonë.

Colleen Friesen, blogere e njohur kanadeze në udhëtimin e saj në ballkan ka vizatuar edhe Shqipërinë

Pasi dëgjonin se sapo ishim kthyer nga një udhëtim në Greqi dhe Shqipëri, askush nuk na pyeste për Greqinë. Pyetja që na bënin të gjithë ishte përherë e njëjta… Po pse në Shqipëri?”, shkruan blogerja e njohur kanadeze, Colleen Friesen, në faqen e saj të internetit www.colleenfriesen.com, në një përshkrim të kujdesshëm për Shqipërinë, i trajtuar në mënyrë shumë interesante.

Ne gjithsesi do të shkonim në Greqi dhe Shqipëria ishte ngjitur me Greqinë, kështu që ishte e thjeshtë. nuk kishim qenë kurrë aty.  Për vite të tëra kemi udhëtuar në vendet më lindore të Europës. Kemi qenë në Hungari, Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Estoni dhe me një udhëtim në Greqi, dukej e thjeshtë të shkonim në Shqipëri. Mënyra e vetme që unë të kuptoj dhe përvetësoj historinë e një vendi është duke shkuar atje.

Mund të lexoj çdo libër historie, por nëse nuk e shoh vendin, thjesht nuk më ngjit. Unë gjithashtu mësoj duke lexuar libra të shkruar në atë vend (në Tiranë, gjeta disa përkthime në anglisht të autorit fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare, Ismail Kadare, por nuk munda të thellohem në historinë e Shqipërisë”- shprehet kanadezja Friesen.

Me tej, ajo rendit disa arsye se përse Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet.

Ne mundohemi të mos harxhojmë shumë dhe Shqipëria është ideale për këtë. Qëndruam në disa hotele spektakolare dhe hëngrëm ushqim shumë të mirë për më pak dollarë kanadezë nga sa kishim harxhuar në një hotel të lënë në Grand Folks. Gjithashtu, shqiptarët dinë se si të bëjnë pije shumë të mira dhe, ashtu si grekët, duan të ulen në kafenetë e pafund dhe e zgjasin një kafe për disa orë.

Ushqimi ishte i freskët dhe plot aromë; mish qengj organik, oktapod, kallamar, mish derri, fruta, perime dhe të preferuarat e mija, pak patate të skuqura në mëngjes… të shkëlqyera”.

Megjithatë Colleen na thotë edhe disa vërejtje, kryesisht duke na krahasuar me Greqinë.

Çfarë ndjeva se mungonte në Shqipëri ishte bukuria spontane e Greqisë. Duket sikur mungonin disa detaje hijeshie…si mënyra se si grekët shpesh përdornin kanoçet e vajit të ullirit si vazo lulesh në shtëpitë borë të bardha. Megjithatë, pamë shumë grafiti agresivë në Athinë dhe Selanik, që në Shqipëri kishte shumë pak. Shqipëria, një shtet me rreth 3 milionë banorë, me një milion që jetojnë në kryeqytet, ka shumë shpresa. Për shkak se shumë njerëz kanë migruar nga vendet e origjinës në kryeqytet, Tirana ka mbjellë në bulevardet e bukura pemë dhe barishte që përfaqësojnë fshatrat nga i gjithë vendi. Ata po pikturojnë muret e shumë ndërtesave me ngjyra të ndryshme. E gjithë kjo tregon shpresën dhe qëndrueshmërinë e pabesueshme të këtyre njerëzve”.

Përveç historisë, kulturës dhe zbulimit të një terreni gjeografik, blogerja Colleen Friesen ka mësuar shumë më tepër për sa i përket karaktereve të njerëzve.

Nëse kam mësuar ndonjë gjë përmes udhëtimeve, është se kryesisht… njerëzit janë të mirë. Njerëzit gjithandej thjesht duan të jetojnë në mënyrë të ndershme, të mësojnë, të luajnë, të shijojnë komunikimin përmes ushqimit dhe të krijojnë në jetesë të mirë për fëmijët e tyre. Shumica prej nesh thjesht duan të jetojnë në paqe dhe të respektohen. Bukuria e të shkuarit në vende të reja është mundësia për të zbuluar se si çdo vend i qaset këtyre gjërave në kontekstin e kulturave të tyre të veçanta. Këto interpretime i bëjnë udhëtimet interesante. Pra, pse në Shqipëri? Pse jo?”

Gabriella Sovago në “The Feeling remains”

Kur fillova të planifikoj udhëtimin tim në Shqipëri u paralajmërova nga shumë persona të cilët përpiqeshin të më përgatisnin se Shqipëria ishte si Hungaria e 50 viteve më parë. Komunizëm. Plehra. Nuk kujdesen për njerëzit. Kështu që nuk kisha pritshmëri të mëdha kur mbërrita”, thotë Gabriella Sovago, blogere nga Hungaria për udhëtimin e saj në Shqipëri  dhe mbi arsyet përse duhet vizituar vendi ynë.

“Dhe përfundova të qëndrojë në Shqipëri për gati dy muaj sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend”, thekson ajo. Blogerja hungareze na rendit shumë arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria:

A është e sigurt Shqipëria?

Si një udhëtare femër vetmitare, mund të them se Shqipëria është një vend i sigurt! Po, i sigurt për të udhëtuar vetëm ose si çift. Mund të them se kudo në Shqipëri është më sigurt se sa në Madrid, Paris, Romë apo Budapest. Krimi i rrugës nuk është shumë i përhapur, ashtu si vjedhjet e çantave dhe shqiptarët janë të ndershëm kështu që ata nuk do t’ju vjedhin vetëm sepse je një turist. Sigurisht që ka persona të këqij si kudo, kështu që mos jini të papërgjegjshëm por, në përgjithësi, Shqipëria është e sigurt.

arsyeja kryesore përse e dua shumë Shqipërinë është se këtu çdo gjë është një aventurë. Madje edhe një udhëtim me autobus, veçanërisht një udhëtim me autobus”.

Pyesni pse?

Për shkak të njerëzve. Nuk ka rëndësi nëse nuk flet të njëjtën gjuhë. Nuk ka rëndësi nëse duket se nuk ke asgjë të përbashkët. Ata janë aty dhe gjithnjë të gatshëm që t’u ndihmojnë ose thjesht ta bëjnë ditën tuaj më të mirë”.

Share This Article
1 Comment
  • Te prekin ne fakt vleresimet e tyre te mira

    Dhe ashtu eshte ne fakt , Tani qe ne jetojme ne emigrim e veme re se ,
    Ne Shqiperi njerezit jane tipa te lezecem qe te krijojne humor me menyren e tyre spontane te reagimit ,
    jane njerez pa komplekse ndaj te huajve dhe ushqimi ne Shqiperi esht shum here me i shijeshem se ushqimi ketu ne vendet e huaja

    Dhe absolutisht Shqiptaret jane njerezit me mikprites ne bote ne lidhje me te huajte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *