I paraburgosuri në Shënkoll i vë zjarrin dhomës

Bora Basholli

Një paraburgosur në Shënkoll të Lezhës i ka vënë flaken qelisë ku qëndronte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes, ndërsa i paraburgosuri që ndërmori këtë akt është Artur Ferketa nga Shkodra.

Në kohën që i ka vënë flakën qelisë brenda ka patur edhe persona të tjerë të cilët kanë sinjalizuar autoritet e burgut për ngjarjen.

Ka qenë ndërhyrja e gardianeve që ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, ndërsa Ferketa mësohet se ka marrë lëndime në trup nga flaket.

Atij i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore në ambientet e burgut dhe gjendje e tij shëndetësore nuk përbën rrezik për jetën.

Ende nuk dihet motivet që e çuan të riun për të ndërmarrë këtë veprim ekstrem, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet.

Sipas burimeve i paraburgosuri Artur Ferketa ishte arrestuar për vjedhje, por ende nuk kishte marrë dënimin nga organet e drejtësisë për veprën penale që akuzohet.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *