Nga Lulashi i roitur,
s’ka asgjë për t’u çuditur,
mund të thotë çdo marrëzi,
dhe mos mbajë përgjegjësi!
Për kryetarët që dogjën,
paskan vendosur këllirat,
që në Dymbëdhjetë Gusht,
të mos i lërojnë zyrat!
Këta janë të paparë,
njerëzit kot i ngatërrojnë,
se kryetarët do dalin,
sado që të rezistojnë!
Nuk e di-e nuk e di,
pse i gënjen mëndja zgjyrat,
se vetëm në Shqipëri,
mund të mbahen me forcë zyrat!
Ta zëmë se rezistojnë,
Voltana-apo Xhelali,
Qeveria u pret fondet,
dhe s’bëhet kurrfarë skandali!
Katër moskutjerët tanë,
ëndërrojnë prapë tani,
të shkojë Rama dhe t’i nxjerri,
për bythësh me polici!
Përplasja që ëndërrojnë,
s’do ndodhi as kësaj here,
se dihet-që Qeveria,
e kap lepurin me qerre!
Mos i gënje njerëzit kot,
more Luli shkretëtira,
për të nxjerrë Voltën nga zyra,
ka njëmijë e një mënyra!
Bëtë protesta pa fund,
po bazën thjesht e mashtruat,
jo që s’e rrëzuat Ramën,
po më shumë e forcuat!
Që nga data një korrik,
opozita s’ndërroi faqe,
se nga foltoret e SHQUPIT,
s’ka asnjë sinjal për paqe!
Po vazhdon me lojëra fjalësh,
opozita jonë trime,
vazhdon me datën Tridhjetë,
qenë zgjedhje-a votime?!
Ju patët axhendën tuaj,
dhe në tjetër rrugë u nisët,
qofshin zgjedhje-a votime,
ju të dyja i braktisët!
Po ç’borxh populli u ka,
që s’ja ndatë këto sherre,
porsi zogu në hava,
do të shkoni kësaj here!
Populli është plot me halle,
dhe akoma s’u’a ka ngenë,
shumë shpejt dhe më besnikët,
do t’ju varin teneqenë!
Dhe mua m’u sosën fjalët,
tani nuk di më ç’t’u them,
gjeni një mënyrë të butë,
të rihyni në sistem!
A.Duka

Menyra me e bute,eshte te zevendesohen nga Bindja Demokratike.Zoti ju shtofte inatin,te mos hyjne as ne zgjedhjet e pergjithshme,dhe psojne si xhaferri qe humbi simiten.Shuhen si parti fare.
A.Duka je i paarritshem, je gjigand,Rrofsh per shkrimet fantastike.
Vertet shkruan bukur My spiun I deges sot Servil.
Ky “spiuni u deges “,merte rrogen per ate pune , nuk i ka bere askujt keq dhe sot nuk tregohet me gisht .
Por c’ti besh ca maskarenjve qe spiunonin shoket , te afermit etj. vullnetarisht.
Mesaduket aty hyn edhe ti , rrace kam-kum.
Poeti del me emrin e tij dhe nuk fshihet si puna jote.
Frikacak.
Ai Enveri , paska qene ilac per ca si puna jote .