Policia masa për sezonin veror: Respektoni oraret për muzikën Live

Bora Basholli

Policia kërkon që gjatë sezonit veror në lokalet e natës me muzikë live ose disko, të respektohen oraret për të mos shqetësuar pushuesit.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka tha se oraret janë deri në orën 23:00 gjatë javës dhe 24:00 në fundjavë.

“Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë “LIVE”, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë”, u shpreh Loka.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Policia,te shohim sa do e mbani premtimin,kur ju jeni njoftuar nga familjare ne rrugen “Irfan Tomini”afer nje kopeshti,ku aty eshte nje restaurant poshte nje pallati ,ku dite nate vazhdon ahengu,dhe policia,genjen,ja tani do shkojme.Mire gjendja ekonomoke e qytetareve,po nuk lene as ata qe shkojne bejne kete zhurme…ku per vite te ttera ka qene shqetesim……ku mblidhen gabelet qe nuk kuptojne se cfare eshte qetesia.Beni ju lutem detyren tuaj….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *