Banorët e një fshati në Francë kanë arritur deri aty sa të padisin një gjel për faktin se këndonte herët në mëngjes.
Gjeli me emrin Moris ka marrë shumë vëmendje në media, pasi bëhet fjalë për një çështje që simbolizon ndarjen mes komunitetit urban dhe atij rural.
Sipas çiftit të të moshuarve që e ka hedhur në gjyq, gjeli shkakton ndotje akustike.
Pronarja e gjelit, Corinne Fesseau, tha për CNN se ankesat për gjelin nga fqinjët e saj në Oleron nisën në prill të vitit 2017.
“Jetoj këtu prej 35 vitesh dhe kurrë gjeli nuk ka shqetësuar njeri. Unë shpresoj që këta njerëz që kanë ngritur padinë të kuptojnë se çfarë do të thotë jeta në fshat”, deklaroi pronarja e gjelit.
Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në datën 5 shtator të këtij viti.

l.h/ dita

degjo ti trapia e gjelit . infekton albanezet me kete gjest justifikues ti . ketu pervec gjelit pules, laros e balos kemi dhe rroqeret dhe tallavaqeret, qe na cajne rroqet per dite dhe do justifikohen si ti, po i paditi njeri .
Paditja e gjelit bie ndesh me te drejtat animal te Hlesinkit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po gjeli yne Lulezim Basha pse nuk padtitet per ndotje akustike dhe morale qe na çane bythen mengjez e darke?