Fushë-Krujë/ Makina përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Bora Basholli

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Fushë Krujë, pranë Thumanës.

Sipas informacioneve të para automjeti tip Fiat me targa AA 764 SR në të cilën udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Siç duket dhe nga pamjet, makina është përplasur me një shtyllë.

Dy personat po udhëtonin nga Tirana për në Laç.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po normale qe do perplasen makinat me nje shtylle ne mes te rruges….. plus parakalimet e gabuara !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *