Çfarë rrezikojmë kur pimë ujë të ftohtë për të shuar vapën

Bora Basholli

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.

Kjo ndjesi nuk ka të paguar, sidomos kur ke kaluar një kohë të konsiderueshme nën diellin përvëlues të stinës së verës.

Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.

Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë. Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.

“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai. Uji I Ftohtë Shkakton Edhe Probleme Të Tjera

Një  studim shpjegojnë se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën. Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.

Uji i ftohtë shkakton probleme me  tretjen dhe nxit konstipacionin. Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm, shkruan AgroWeb.org.

Uji Në Temperaturë Ambienti Është Më i Mirë. Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë. Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.

Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat.

 

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Praktika ne lidhje me pirjen e ujit te ftohte.

    Mos e kalo direkt gjithe uje e ftohte qe gjindet ne gote ne stomak.Pije me hurthe,nji cik e nji cike dhe me pushim.Do te ndihesh i kenaqur ne shuarjen e etjes dhe nuk do e pish gjithe ujin qe permban gota.
    Ndersa uji i ngrohte asht dore me nji i sigurte qe shuane etjen si me magji.
    Ndersa persa i takon te ushqyerit dhe pirjeve te ujti apo te lengjeve ne lidhje me temperaturen e tyre me temperaturen e organizmit.Duhet te kryhen cdo here me temperaturen e organizmit. 36.5 – 37 grade celsius.

  • Organizmi eshte pershtatur te perballoje temperaturen e ujit qe vjen nga jashte me temperaturen e brendshme qe eshte afersisht 36 grade.

    Per te shmangur jo vetem efektet anesore, por edhe nje situate fatale per jeten, uji duhet te pihet gradualisht.

    Uji nuk duhet te jete me i ftohte se 12 grade.

    Nuk ka norme se sa uje duhet te pijme, sic lexojme shpesh ne rrjetet sociale.

    Duhet te pime sa here na e kerkon organizmi dhe sasine deri sa te shuajme etjen, por gjithnje duke shmangur pirjen e shpejte.

    Faktoret qe ndikojne ne sasine e ujit qe pijme, jane te shumte, ndaj nuk mund te kete recete per sasine.

    Ne procione te vogla, uji nuk arrin te sjelle stres ne lidhje me temperaturen e brendshme te organizmit.

    Kur pijme uje te ftohte, pa nderprerje dhe te gjithe sasine per te shuar etjen, mund te shkaktoje dhe vdekjen e menjehershme.

  • Dakort me komentuesit e mesiperm. Trupi eshte i pershtatur te procesoje ujin nga temp e jashtme, dhe per me teper uji i ndenjur si e themi ne nuk para ben.
    Po dakort dhe me artikullin. Pirja e menjehershme e ujit te frigoriferit te semur dhe stomakun, dhe te jep migrene, apo dhimbje koke.
    Kete e kam nga eksperienca personale.
    Me teper kam preferuar ujin e cesmes kiur vinte i ftohte nga burimet, e linim sa zbrazej ajo pjesa e ndenjur e tubacionit dhe ..freskoheshim.
    Por dhe perzierja e ujit te frigoriferit me ujin e temp se ambientit eshte nje recete e mire.
    Gjithashtu mund te mbushni nje gote dhe ta lini 10-15 min minuta ne temp e ambientit, sa te “dersije”, Atehere uji behet shume i pershtatshem per tu pire.
    Mund te nxjerresh dhe bidonin e ujit nga frigoriferi dhe perdore gjate dites. Nderkohe ne frig vendos nje bidon tjeter me uje per ta patur gati.

  • Buze pishines e me nje diell pervelues kam shijuar e vazhdoj te shijoj me ore pijet e ftohta ,uje, limonata e sidomos birre .Eshte pija qe preferoj ne 12-te muajt e vitit e sidomos ne vere .S”kam ndjere as dhimbje stomaku apo ne kraharor .Gjithcka mvaret nga organizmi i njeriut e semundjet qe ai mbart .

  • Njeriu e ka temperaturen e termorregullimit 18 – 20 graade C.
    Kjo do te thote se kur temperatura e ambjentit luhatet nga 18 – 20 grade, temperatura e brendshme e organizmit 36 grade, ruhet e pandryshuar, pa qene nevoja per reagime specifike te organizmit.

    Po ne rast se temperatura e ambjentit eshte shume e larte, 38 – 40 e me shume, cfare ndodh me temperaturen e organizmit, ne rast se je duke ecur ose i ekspozuar per nje kohe te gjate?

    Kur temperatura e jashtme eshte mbi 36 grade dhe nuk ke si ta shmangesh ekspozimin, organizmi reziston deri 2 ore, pa u ndryshuar temperatura e brendshme e organizmit 36 grade.

    Me pas temperatura e brendshme vjen duke u ngritur, dhe ndodh ajo qe ppullli e quan pika e diellit.

    Ne keto raste, vetem pirja e ujit ne temperature 12 – 15 grade, ben te mundur qe temperature e brendshme te mos rritet.

    Pra, gjate diteve te nxehta kur je i ekspozuar, pirja e ujit te ftohte, este e domosdoshme, por pak dhe shpesh, pa abuzuar.

    Edhe kur temperatura e jashtme eshte shume e ulet, organizmi reziston deri 2 ore, me pas fillon ulja e temperatures se brendshme, por qe rregullohet duke u veshur me trashe.

  • Ubuntu’s principal application for this is named Empathy, and offers
    many options along with easy voice, reminiscent of video chat.
    SIP has slightly more emphasis on voice, video and company telephony, whereas XMPP originated as
    an answer for chat and messaging but it’s extensible nature allows it to assist voice and video.
    Since then I’ve barely labored on my new position as the new
    1st line support particular person spends more days at the other site,
    so I’m compelled to cowl 1st/2nd/3rd line incidents and projects.
    Ed at American Tech Support is the best computer support particular
    person I do know. Now. Simply because I don’t understand how to use the app doesn’t mean I’ve dangerous
    customer service. How important is it to deliver
    excellent customer service? Due to the expectation of a magical service expertise, Disney’s customer service focus Needs to be
    based on making a magical service expertise for all of their clients
    (“guests”). With the assistance of enticing options like call forwarding and call hold a company representative
    strategy the required info and ahead it to
    its prospects. You press PTT, and it’ll Always perpetually, it
    doesn’t matter what transmit proximity-based mostly audio
    that is blocked or muffled by strong objects like walls or the lack of ambiance (so you cannot be
    heard by way of a wall or an airlock). https://nishtalgia.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *