Spitali rajonal i Vlorës, Manastirliu: Më shumë siguri, cilësi dhe shërbimi

Bora Basholli

Spitali Rajonal i Vlorës ka marrë akreditimin si institucion shëndetësor.

Spitali dhe Poliklinika e Vlorës i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Qendra e Akreditimit QKCSAISH për cilësinë dhe standartin e ofruar në shërbim.

Pas një vlerësimi që ka filluar rreth 1 vit më parë nga QKCSAISH, Spitali Rajonal Vlorë rezulton të ketë përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet tekniko-higjenike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

Pas spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, spitali i Vlorës ka përfunduar procesin e akredimit, ndërsa po përmbyllet ky proces për disa spitale rajonale. Akreditimi po vijon për institucionet e kujdesit shëndetësor publike dhe private në vend.

Institucionet shëndetësore, bazuar në ligjin për kujdesin spitalor në Republikën e Shqipërisë do të kenë kusht për licensimin dhe rilicensimin, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Akredituar Siptali i Vlores????!!
    WTF…..!

    Anuk ka asnje mjek specialist.

    Ne reanimacionin per te smuret me goditje apo ishemi cerebrale nuk ka mjek Neurolog te kujdeset..

    A e dini se kush e ben rolin e tij…? Mjeku Anestezist- E verifikoni po mundet.

    Mos u rent fati te shkoni aty, sepse edhe po te veni me kembet tuaja, shancet qe te dilni gjalle jan te pakta.

    Rreth 20 mjek specialist jan larguar nga ai spital, qekur Drejtoresha e re *Rilindase u rikthye ne detyre.

    E njejta qe u shkarkua per korrupsion kohe me pare…

    Pun *Rilindasish…..

    Qeverrisje vidh sa te mundesh edhe ne spitale se…….heret a von te gjith do vdesim….e cna duhet kujdesi ne spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *