Qeveria shqiptare do të përpiqet ta zgjidhë me mirëkuptim, duke negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë konfliktin me CEZ, në të kundërt papërgjegjshmëria e qeverisë së kaluar në procesin pas heqjes së licencës për këtë kompani do të jetë një kosto e rëndë për xhepat e varfër të shqiptarëve. Gazeta “Dita” ka zbardhur projekt-vendimin që ka hartuar Ministria e Energjetikës, nga ku ka kërkuar që të ngrihet një grup pune ku do të përfshihen kjo ministri, ajo e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik si dhe Avokatura e Shtetit.
Projekti ju është nisur për konsultim këtyre ministrive dhe pas miratimit, grupi i punës do të njoftojë menjëherë kompaninë CEZ për fillimin e negociatave si dhe do t’i kërkojë asaj pezullimin e procedurave të arbitrazhit deri në përfundimin e negociatave për zgjidhje me mirëkuptim të konfliktit. Me anë të këtij vendimi shpresohet që të gjendet një zgjidhje pa shkuar në arbitrazh, pasi në të kundërt do të jetë një kosto e rëndë për financat shqiptare që sipas Ministrisë së Energjetikës, llogaritet të shkojë në 1 miliard dollarë.
Pse qeveria e re kërkon mirëkuptim me CEZ dhe çfarë bëri qeveria e kaluar?
Konflikti me CEZ kulmoi në janar të këtij viti, kur qeveria e kaluar vendosi heqjen e licencës. Qysh prej asaj periudhe shteti shqiptar dhe grupi çek janë në një betejë ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit, ku tashmë është nënjë fazë të avanzuar të procesit, pasi është përcaktuar dhe trupa gjykuese me tre gjyqtarët që do të shqyrtojë konfliktin. E gjendur në këto kushte qeveria e re e ka gjykuar të arsyeshme të gjejë një zgjidhje nëpërmjet negocimit në mënyrë të drejtpërdrejtë me kompaninë, duke shpjeguar dhe asryet se përse është e nevojshme një gjë e tillë. Në relacion sqarohen të gjithë detajet se çfarë ka ndodhur me procesin nga qeveria e kaluar dhe shjegohet ana ligjore se sa dhe si duhej të kishte vepruar kjo qeveri që në momentin që hoqi licencën për CEZ në janar të këtij viti.
Vendosja në administrim të përkohshëm të operatorëve që operojnë në sektorin e energjisë elektrike, parashikohet në ligjin specifik të sektorit të energjisë elektrike (Ligji 9072), ashtu si, për analogji, një masë e tillë vendoset e rregullohet me ligje të veçanta për subjektet që operojnë në sektorë të tjerë si ai bankar, hekurudhor, i telekomunikacionit etj. Nëpërmjet kësaj mase synohet të bëhet e mundur vazhdimësia normale e aktivitetit në sektorin e shpërndarjes dhe furnizimit te energjise elektrike, e cila ka një ndikim shumë të madh tek konsumtarët dhe ekonomia në tërësi. Megjithatë, administrimi i përkohshëm duhet të konsiderohet si një fazë tranzitore që fillon nga momenti që Shoqërisë CEZ iu hoqën licensat, deri në momentin kur Këshilli i Ministrave vendos shpronësimin e aseteve të të licencuarit kundrejt një kompensimi të drejtë, sipas nenit 18.5, paragrafi i fundit i ligjit 9072.
Pas heqjes së licencës, ky kuadër ligjor të referon drejtpërdrejt në ndjekjen e procedurave të përcaktuara në Ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”. Sipas relacionit Këshilli i Ministrave duhet të kishte proceduar menjëherë pas heqjes së licensave Shoqërisë CEZ Shpërndarje Sh.A, me vlerësimin e aseteve të kësaj Shoqërie, nëpërmjet kontraktimit të një shoqërie ose eksperti të pavarur financiar, me qëllim që më pas të kalohej në shpronësimin e aseteve të të Licensuarit, duke i paguar këtij të fundit vlerën përkatëse që do të rezultonte si pasojë e shpronësimit. Por këto veprime nuk janë kryer që nga janari e në vazhdim.
Çfarë bëri kompania në Pragë?
Kjo papërgjegjshmëri e qeverisë së kaluar i ka dhënë të drejtën shoqërisë CEZ a.s, Pragë, duke i konsideruar të padrejta disa vendime të Entit Rregullator të Energjisë dhe sidomos vendimin e heqjes së licensave dhe kalimin në administrimin e përkohshëm të shoqërisë CEZ Shpërndarje Sh . A, të kontrolluar prej saj, paditi e para Republikën e Shqipërisë më 15 maj 2013 në Gjykatën e Arbitrazhit UNCITRAL (për mosmarrëveshje në fushën e investimeve), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë, të miratuar në Uashington më 18 mars 1965, i cili është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 8261, datë 11.12.1997.
Ky proces arbitrazhi është iniciuar nga Shoqëria CEZ a.s., në cilësinë e investitorit të huaj në Republikën e Shqipërisë, kundër kësaj të fundit, e cila e ka bërë Traktatin e Kartës së Energjisë pjesë të legjislacionit të brendshëm, madje, duke qenë një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar, ky Traktat ka epërsi mbi ligjet e tjera të zakonshme në bazë të neneve 116(1) dhe 122(2) të Kushtetutës. Sipas relacionit mosveprimi në kohë nga ana e institucioneve shqiptare në lidhje me këtë konflikt, si në aspektin e vlerësimit të aseteve të Shoqërisë CEZ Shpërndarje ShA, ashtu dhe në fillimin e procedurave të shpronësimit së këtyre aksioneve kundrejt nje shpërblimi te drejte, kanë rrezikuar seriozisht të drejtat dhe interesat ekonomike të Shtetit Shqiptar.
Vetëm në fillim të shtatorit kur qeverisë së mëparshme i kishte mbaruar mandati nënshkroi marrëveshjen me dy kompanitë e përzgjedhura për të kryer procedurën e vlerësimit të aseteve dhe shpronësimit të CEZ. Ndërkohë që përgjatë kësaj kohe nuk përzgjodhi as konsulentin që do këshillonte Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit. Ky mosveprim i qeverisë së mëparshme, thotë relacioni, ka rrezikuar seriozisht shanset e Shqipërisë në gjyq.
Për këto arsye, me projekt-vendimin e ri, qeveria aktuale shpreson t’i japë një tjetër drejtim konfliktit mes shtetit shqiptar dhe shoqërisë CEZ. Nëse pala çeke do të pranonte negocimin, Shqipëria do të shmangte mundësinë e ndëshkimit në Gjykatën e Arbitrazhit, që nëse do ndodhte do ishte një tjetër goditje jo e vogël për financat publike të vendit e cila po kalon krizë të rëndë financiare.
“Mosmarrja në kohë e masave të nevojshme nga ana e Shtetit Shqiptar, në lidhje me mosmarrëveshjen me Shoqërinë CEZ, gjykojmë se përbën një rrezik potencial për të dobësuar poziten e tij në procedurat e mëtejshme ne mbrojtjen e një interesi shumë të rëndësishëm ekonomik që vlerësohet rreth 1 miliard Euro”, thuhet në relacion duke argumentaur se: Ne këto kushte vlerësohet e domosdoshme ngritja e një Grupi Pune ndër institucional që do të ketë dy qëllime: së pari, fillimin e përpjekjeve per zgjidhjen me pajtim te mosmarrëveshjes me shoqërinë CEZ a.s; së dyti, paralelisht dhe në rast të mosarritjes së marrëveshjes, Grupi i Punës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar ne cilësinë e palës së paditur dhe/ose paditëse.
Po nëse çekët nuk pranojnë?
Duhet marrë parasysh edhe mundësia që CEZ a.s. të mos pranojë hyrjen në negociata, ose të refuzojë pezullimin e procesit të arbitrazhit, ose të mos arrihet një marrëveshje me pajtim e pëlqyeshme për të dyja palët. Në këtë rast, Grupi i Punës, në bashkërendim të ngushtë me Studion Avokatore Derains & Gharavi dhe me Avokaturen e Shtetit, ngarkohet me marrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë mbledhjen e provave, identifikimin e dëshmitarëve, angazhimin e eksperteve, në procedimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar, në cilësinë e të paditurit dhe/ose të paditësit.

Per dieni gjithe popullit shqiptar ,qe konsumojne energjine elektrike . Per dieni Kryeministrit Edi Rama ,me gjithe kabinetin e Tij .
Une quhem Dashnor Kozaj ,me profesion ekonomist ,kam punuar ne K.E.SH. sha ,si audit dhe jam hequr nga puna se kam kundershtuar shume ashper procesin e privatizimit qe po pregatisnin te korruptuarit ,nen dirigjimin e antishqiptarit Sali Ram Berisha, qe jane ,Gjergji Bojaxhiu , Sahit Dollapi ,me gjithe grupin e punes qe pregatiten dokumentacionin e privatizimit. Une ,pasi nuk me degjuan ,Gjergji Bojaxhiu me Sahit Dollapin, qe te mos ta privatizonin O.S.SH.ne ,ne kete forme , kam komunikuar me Sali Berishen ,nepermjet mesazheve. Pergjigja e Sali Berishes ,ne telefonin tim ishte qe une duhej tja coja te gjitha dokumentat ne zyren e tij dhe tja dorzoja sekretares , qe quhet Vali ,ne dore, per llogari te Sali Berishes .Une kete nuk e bera ,sepse kerkova takim direkt e kok per kok me Saliun qe ti shpjegoja me imtesi pasojat qe do kishte SHqiperia ,po te privatizohej O.S.SH.ja ne kete forme .Preferova qe te merrja rrezik te jashtezakonshem per veten time me gjithe familje ,dhe realizova denoncimin ne GJYKATEN e TIRANES ne daten 30 dhjetor 2008 ,me objekt . 1 Anullimin e procesit te privatizimit te O.S.SH.se 2 Anullimin e procedures dokumentare te cimentimit te tynelit te shkarkimit ne hidrocentralin e FIERZES . 3, Rikthimin ne vendin e punes ,dhe pagesen per kohen qe kam qene pa pune ne baze te kodit te punes . Me kete objekt eshte hapur gjyqi ne Tirane , tre muaj para se anti shqiptari Sali Ram Berisha me gjithe eunuket deputet te tijte ja falen investimin me te madh qe kishte populli shqiptar ne duart e veta nga regjimi i kaluar .Kjo ceshtje eshte gjykuar nga 2 here neper gjykatat e Tiranes ,si ne ate te Faktit ashtu dhe ne Apel .Tani ndodhet ne GJYKATEN e LARTE .Te dyja keto gjykata nuk e gjykuan fare procesin e privatizimit te O.S.SH.se , por u moren vetem me heqjen time nga vendi i punes .Pra krimin me te rende e ka Gjykata si ajo e faktit dhe ajo e Apelit ne Tirane ,qe ti kishin paraprire ketij skandali kaq te madh per popullin tone .Sali Berisha ja dhuroj O.S.SH.ne shtetit CEK ,per interesat e tij, pa pyetur per interesat e popullit tone .Per kete arsye Edi Rames i del per detyre qe te miratoj ligjin e sekuestrimit te pasurise te Sali Berishes me gjithe parlamentaret qe miratuan ligjin qe ja falen O.S.SH.ne nje shteti tjeter. Redaksise te gazetes Dita ,une jam gati qe tja dergoj nje kopje te KERKES PADISE, kam kete nr.tel. 00393491258635 ne ITALI.
I Nderuar z. Kozaj
E kuptoj me se miri shqetesimin tuaj ne lidhje me privatizimin e OSSH (per te cilen ka pjesen e saj edhe BB), por me duket interesante edhe fakti per prokurimin per cimentimin e tunelit te Fierzes per te cilin ka qene i angazhuar nje projekt si DRCRP.
Nqs ju konsideroni kete fakt shume flagrant ne prokurimet qe jane bere ne KESH, atehere duhet te permendni edhe prokurimin ne 2004 – 2005 per blerjen e 450 cope peshtjella te gjeneratoreve te Fierzes dhe 200 cope per Vau Dejes, ku nga 2400 euro/cope jane marre ne vleren 6800 euro/cope dhe 5500 euro/cope.
Pra, nje dem ekonomik per te cilin kane patur dijeni edhe EBRD, BB, METE etj.
C’mund te thoni per kete i nderuar?
O zot do te kete DREJTESI ndonje dite??!!!!
i nderuar DRCRP . Jo vetem kete fakt qe shkruani JU ,por kam denoncuar per korrupsion te gjithe projektin .Nga ky projekt vodhi e u be i pasur Andis Harasani ,me gjithe te tjere……………………………………………………………………………………….Vetem nga privatizimi i O.S.SH.se, vendi yne humbi mbi 600 miljon ,euro, si rezultat i uljes ne menyre te qellimeshme te cmimit te te gjithe aseteve te kesaj kompanie ne te gjithe teritorin e vendit tone
Flm.. Dashnor, Sot eshte dita jote, mos nguro!
Perpara Dashnor mos u ndalo
Jepi Dashnor me shpate ne dore bjeri sa te mundesh me fakte, ndryshe salet nuk mposhten ….!!
Znj. Edlira? Le te vejë në arbitrazh dhe le te gjobitet shqiperia! Por ama këto para te mos i paguaje asnje shqiptar! Ato ti paguajë një mé një banda qe zgjodhi cez,banda qe e perzuri cez dhe banda që me mosveprim e ka demtuar akoma me shume ekonominë. Keto tri banda duhet ti paguajne sepse shqiptaret nuk kanë kurrfarë pjese ne këtë histori,përkundrazi kane provuar fatura të kripura nga hajdutet e cez ne bashkepunim me hajdutet qeveritare shqiptarë . Keta te fundit po t’ja u sekuestrosh pasuriné eshte jo një por disa miliarda dollarë . Ne këtë këndveshtrim duhej ta kishe parë me shume artikullin. Por dhe ashtu si e ke parë ceshtjen nuk i le hajdutet pa identitet. Them sefundi se komentuesi dashnor kozaj ka te drejtë dhe ky njeri duhet thirrur para se ceshtja te marre drejtimet qe permendni ju! Nderime edlira!
Paratë e denimit nga arbitrazhi ndërkombëtar(n.q.s ndodh) ti paguaje saliu dhe banditët e tij! Znj. Edlira? Le te vejë në arbitrazh dhe le te gjobitet shqiperia! Por ama këto para te mos i paguaje asnje shqiptar! Ato ti paguajë një mé një banda qe zgjodhi cez,banda qe e perzuri cez dhe banda që me mosveprim e ka demtuar akoma me shume ekonominë. Keto tri banda duhet ti paguajne sepse shqiptaret nuk kanë kurrfarë pjese ne këtë histori,përkundrazi kane provuar fatura të kripura nga hajdutet e cez ne bashkepunim me hajdutet qeveritare shqiptarë . Keta te fundit po t’ja u sekuestrosh pasuriné eshte jo një por disa miliarda dollarë . Ne këtë këndveshtrim duhej ta kishe parë me shume artikullin. Por dhe ashtu si e ke parë ceshtjen nuk i le hajdutet pa identitet. Them sefundi se komentuesi dashnor kozaj ka te drejtë dhe ky njeri duhet thirrur para se ceshtja te marre drejtimet qe permendni ju! Nderime edlira!
Kerkohet te punohet me pergjegjesi e shpejtesi :
-Te evidentohen tere shkeljet e procesit.
-Te evidentohen abuzimet e CEZ
-Te ndertohet procesi, qe fajtoret nga S.BERISHA deri te faturisti :te pushohen nga puna, te ndiqen penalisht te sekuestrohen pa meshire (se te pa ngopur e te pameshirshem jane)
-CEZ hyri ne menyre te felliqur, veproi si i tille, e keshtu duhet te shporret.
SHteti t’i dale zot interesave te vendit,njerezit e ndershem te ndihmojne shtetin duke i vene ne dispozicion faktet qe kane , per te fituar kete beteje.
-S.Berisha kete radhe na krijoi e la nje piramide edhe me te madhe se ate te paren.
Eshte e vertete qe CEZ do te na kushtoje te gjitheve afersisht 1 miliard dollare. Por, nuk eshte zgjidhje negocimi me CEZ pasi ne e pame kaq vjet qe ajo nuk ishte kompani serioze, shfrytezoi monopolin e operatorit te vetem ne shperndarje te energjise ne kurriz te popullit Shqiptar.
Pra, nuk duhet perseritur gabimi i privatizimit te parakohshem. Duhet optimizuar kjo nderrmarrje njehere, pastaj te gjenden mekanizma privatizimi apo partneriteti ku konkurenca e sherbimit dhe e cmimit te dominoje. Besoj qe eshte teme shume e gjere dhe e veshtire jo cdo kush mund te diskutoje per kete problem pas gjithe kesaj qe ka ndodhur, perderisa ne nuk paskemi nje kontrate qe mbron interesat e shtetasve shqiptare.