Del në dritë një tjetër bllok pallati në kryeqytet, Bashkia rehabiliton rrugën “Sokrat Miho”

Bora Basholli

I nxehti i korrikut nuk e ndal punën e Bashkisë, vijon mirëmbajtja e rrugëve në Tiranë Bashkia e Tiranës nuk ka humbur asnjë ditë kohë, por ka vijuar me punët në qytet për t’ua bërë jetën banorëve sa më të mirë dhe me standarde më të larta.

Edhe në këto ditë të nxehta korriku, kur temperaturat i kanë kaluar 35 gradë celcius, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë vijuar me punët në terren.

Gjatë ditëve të fundit, ekipi i Bashkisë ka ndërhyrë në rrugën “Sokrat Miho” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike. Edhe në këtë mandat të dytë të Erion Veliajt, do të vijojë puna për rehabilitimin e blloqeve të banimit, dhe të rrugëve nëpër lagjet e kryeqytetit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *