S’kaluan vettingun, Prokurorë e Gjyqtarë ushtrojnë avokatinë

Bora Basholli

U hoqën nga sistemi si avokat dhe prokuror por të gjithë të shkarkuarit janë sërish ne sistem por ketë herë si avokat. Të gjithë kanë patur më parë edhe një licencë avokati që e kanë  aktivizuar sapo kanë mësuar vendimin.

Janë larguar nga vettingu por të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët  e shkarkuar, duke nisur që  ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ish- anëtarët e shkarkuar të saj,  ish- anëtarët  Gjykatës së Lartë  si dhe  prokurorët janë  sërish në sistem, por këtë herë si avokat.

Kjo pasi të gjithë kanë qenë të pajisur para vettingut  me licenca avokatie madje disa prej tyre kanë patur edhe zyra  ne hije,  të cilat i kanë aktivizuar  menjëherë pas  shkarkimit,  duke u përballur me kolegët tashme në një forme tjetër, shkruan Oranews.

Në  ndryshimet që iu bënë ligjit të avokatisë përcaktuar se të larguarit e vetingut nuk do të pajiseshim me licenë avokatie, madje gjatë diskutimeve në komisione përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare te Avokatisë, u shprehen se avokatia nuk do të ishte strehe e te korruptuarve.

Por kjo mesa duket ka qenë vetëm ne letër pasi  ligji nuk ka veti para-vepruese  dhe ndalimi për të ushtruar të drejtën e avokatit  është vetëm për ata  që nuk kanë patur me parë licencë, gjë që deri tani nuk rezulton të ketë ndonjë rast.

Aktualisht ne te gjithë vendin janë të regjistruar me licencë avokati  afro 13 mijë  persona shumica e tyre nuk e ushtrojnë profesionin  pasi kanë aktivitete te tjera siç është rasti i prokurorëve dhe gjyqtarëve  të cilët vijojnë të jene pjesë e sistemit.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Prandaj refotma ne Drejtesi eshte ramaform…
    Ndalim te cdo ptofesioni me Drejtesine kur kane shkrl etiken e kane vjedh e bashkpunuar me krimin!

  • Sistemi do te vazhdoje te jete i kalbur gjithmone me njerez te korruptuar qe nga ish gjykates e ish prokurore te korruptuar kalojne ne pozicionin tjeter avokate te korruptuar po dhe me pervoje gjykatesi apo prokurori.Nuk do te ishte me mire qe ata te ncirreshin pergjithmone jashte sistemit te drejtesise????.

  • Teprica e pasurise te gjyqetareve dhe prokuroreve perbehet nga pagesat e krimit te organizuar, jane para te zeza qe duhen sekuestruar ose u duhen vendosur gjoba ne perpjestim te drejte me rritjen artificiale te pasurise te tyre. Ai qe nuk kalon me sukses vettingun as qe duhet te punoje me ne sistemin e drejtesise apo ne administraten shteterore. Keto jane denimet minimale te shoqeria shqiptare duhet te marre ndaj ketyre krimineleve qe penguan ndertimin e shtetit ligjor ne Vendin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *