18, 20 apo 22? A duhet t’i besojmë KQZ-së? Disa shifra nga ISP

Bora Basholli

Zgjedhjet e 30 qershorit përpos faktit të bojkotit nga opozita po karakterizohen edhe nga debati i nivelit të pjesëmarrjes në votimeve dhe në deklarimin e shifrave të dyshimta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Numrin e votuesve më shumë se na kuti është konstatuar edhe nga Instituti i Studimeve Politike, i cili ka bërë krahasimin me shifrat e publikuara nga ana e KQZ-së për bashkinë e Elbasanit.

Instituti i Studimeve Politike në një analizë të bërë thekson se pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale., shkruan SI.

“Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??”, shkruan ISP.

Pikërisht nga këto luhatje të shifrave dhe mospërputhje, sipas Institutit, ngrihen dyshime nëse duhet t’i besojmë ose jo KQZ-së, institucionit që në këto zgjedhje operoi i “gjymtuar” dhe ku vendimmarrja u mor vetëm nga 4 anëtarët e majtë.

“Çfarë ka ndodhur? Kush ka të drejtë dhe kush mban përgjegjësi? A duhet t’i besojmë KQZ-së apo duhet të vazhdojmë të verifikojmë edhe të dhënat e tij?

Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki.

Në rastin e parë KQZ tregon edhe më tej se më shumë është kujdesur për të qenë korrekt me detyrimet dhe deklarimet politike sesa me ushtrimin e funksionit të tij ligjor në administrimin me standarde të zgjedhjeve.

Por në të dy rastet është e qartë tashmë se modeli mbipartiak me KQZ/KZAZ/KQV/GN ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ka ardhur koha për t’u dhënë fund komisarëve e militantëve partiakë në administrimin zgjedhor”, thekson Instituti i Studimeve Politike.

 

b.b/dita

Share This Article
12 Comments
    • Hiqeni nga kreu i PS , ate kelyshim e Soros , se ua ktheu Partine ne hale sorrosiane. ,
      ku tallin trapin qelbesirat e Sorrosit

  • Besojini debilave Lulit , Mulit, Bardhit dhe gjithe lakejve te tyre me mire se jane me te besushem. Ha Ha Ha

    • Or TRAP!!! Shife foton e botuar. Mos komento qorrazi. Nuk ka matematike qe t’i rregulloje numrat në atë procesberbal qe eshte dokument zyrtar I KQZ, I debilave te Edit…

  • Nëse opozita nuk i njeh dhe luftoi me të gjitha mënyrat për të mos u zhvilluar, përse hidhet përpjetë jo idhin kaq apo aq përqind. E zëmë se ishin 10 %, dmth më.pak se sa mendon opozita me 15 %, , sikundër e zëmë se do ishin 30 % më shumë se sa thotë opozita, atëhere çfarë do të nxirret nga këto përqindje? Nëse do ishin 30 % a do i njihte opozita zgjedhjet, prandaj po rokanis mëpër tekevizorë? Jo. nuk do ti njohte, prandaj ta lëri këtë gricje se nuk ka kuptim. Sikundlr dhe opozita nëse i rrit përqindje e pjesëmarrjes, duhet ti thërrasë mendjes dhe të gjejë ku çalon dhe jo të rrisë artificialusht pjesmarrjen Nuk mbulohet dielli me shoshë. Pozita bën murë të shtrihet më punë dhe ti lërë pelivanllëqet.
    Opozita të heqë dorë nga thirrjet e pa kuptimta që 85% e popullsisi me që nuk.mori pjesë në votime na qenka kundra zgjedhjeve. Kjo.mënyrë demagogjia është vetëm mashtrim, shpifje dhe si e tillë askush nuk përfiton prej këtyre mashtrimeve. Nuk po e zgjas me argumenta që tellallët të mos na shqetëdojnë me kësi mashtrimesh, por të dyja palët tëulen, të heqin inatet dhe mëritë personale të zbusin gjakrat në favor të zgjidhjeve më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duhe ta dinë mirë që nga Saliu, iliri, lullzimi, monika dhe rama se Ky vend nuk mund të mbetet në duart e tyre dhe as të.mos mendojnë se janë zotër të tij. Ata janë sot administratorë, nesër do jenë të tjerë, prandaj nëse u tremben zullumeve le të.përgjugjen me drejtësi dhe jo me topa, tanke as të L2B dhe as të Luftës së ftohtë.
    xha spiroja

    • Xha spiroja , me 8 mos te dalin as nje20%edhe t’i tregojne lulit se nuk mbledh ma shume !
      I bashkuar populli va tregon vendin qe meritojne : burgin !

  • Qe te ishte e besueshme kjo menyre llogaritje duhej qe ky formular ne fund, te kishte edhe firmat e komisionit, ne te kundert eshte e pavertete.

  • KQZ e Bibave te Rames ti besohet? Natyrisht por me nje kusht : Te tregoje se sa eshte perqindja e atyre votave te Pa VLEFSHME me qyfyre te tilla si p.sh :
    – Me kane detyruar
    – Rama Ik
    – Rama te q…etj, etj
    Kur Bibat e KQZ te tregojne sa eshte perqindja e votave te Pa VLEFSHMEVE me keto qyfyre atehere mund te besohen qyfyret me perqindje te Bibave.

  • Kryetari i KQZ Kerkoi hetim administrativ.

    Te numerohen personat qe kane firmosur neper

    procesverbale si votues dhe te krahasohet kjo shifer

    me fletet e votimit neper kuti.

    Kuptohet qe 100% te barabarta mund te mos jene, por

    edhe nje gabim 2-3% hajd se mund te quhet gabim

    njerezor.

    Problemi eshte se mos na del ndonje ndryshim

    15-20%??????!!!!!!!

  • O shoke a do te futet ne burg ndonje nga keta shoket e partise apo do ti hiqet e drejta e vizes amerikane? He shoke a do te aplikohet ai ligji qesharak i propozuar nga servili Ervin Bushati?

    • Puna eshte se prokurorja konkubine e edroges, u vendos

      gadishmeri 100% per te mbrojtur votimet.

      Ata te pd qe thyen disa xhama, kriminele shume te

      rrezikshem, keta te edroges qe mbushin kutite

      si tu doje bytha, deputeta e drejtore.

      pirdh o pirdh.

  • Me sa duket ndonje komentues ka nivelin e lulit ne matematike, prandaj edhe komenton. Po si kujtoni se ata te komisioneve nuk dine matematike. Ju i percaktoni numrin e votuesve me te dhenat e vezhguesve rreth gardheve te qendrave te votimit. Turp dhe krim njekohesisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *