Lenjani dhe Ademi marrin shtetësinë shqiptare

anazapta

Emir Lenjani mund të luajë tashmë me kombëtaren kuqezi, pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Mesfushori i St Gallenit ishte ftuar nga De Bazi u ftua për dy ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Zvicrës dhe Qipros, por për mungesë dokumentacioni nuk luajti dot me kombëtaren shqiptare. Pengesë e cila është superuar tashmë zyrtarisht, sepse është dekretuar me shtetësi shqiptare nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Edhe një kandidat për Kombëtaren U-19, Faton Ademi, ka marrë shtetësi shqiptare. Futbollisti 18-vjeçar, i cili luan me ekipin e Herta Berlinit U-19 është dekretuar me shtetësi shqiptare, dhe është i gatshëm të jetë nën urdhërat e Foto Strakoshës për eliminatoret që Kombëtarja U-19 nis së shpejti. Ademi luan si sulmues, ndërsa në dy paraqitjet e tij me Shqipërinë në miqësore ka shënuar dy gola.

Share This Article
6 Comments
  • a do te luaj ndonji shqiptar ne kombeteren e “shqiperise”? na kujtoni ndonji date historike kur luftrat jan fituar me mercenar. te vetmet luftera, me mercenar ishin luftrat “punike” kartagjena-roma qe zgjaten disi, por dhe ato perfunduan me fitoren e romes. keshtu edhe ne luajme me mercenar nga kosova. perfundimi !!!!!!!!!!perseri ne vend te pesten ne grup. kosovaret luajne me kombetaren tone deri sa te njihet federata e kosoves nga UEFA. pastaj me c’far do te perfaqesohemi ne? thirini mendjes o presidenti i FSHF, o zoti president i republikes. mos i jep nenshtetesise sikur jane bileta stadiumi.

  • Komentuesi i mesiperm eshte nga ata qe vetem flet, pa ditur se ç’ thote. Ne vend qe ta pershendes thote broçkulla pa lidhje. Ka disa njerez qe kenaqen kur flasin vetem te degjojne zerin e tyre. “Charli carli” eshte nje nga ata.

  • Charli carli ! ti je nje mercenar greko-serb qe te tmerron nje ekip sportiv shqiptar i dominuar nga shqiptare te vertete 100karatesh siç jane djemte nga krahina e kosoves , zemra e Komtares Shqiptare jane keta djem jo vellezerit e tu Nini e Pirro Vrima , Shqiperia do behet vetem atehere kur te zoterohet nga shqiptaret siç po ndodh ne Sport me Shqiptare Etnike jo mercenare perçares si ty .

  • Bashkimi i forces nga gjitha trevat e ben te mundshem shansin serioz per nje kualifimim ne gara boterore apo evropiane. Kurse secila treve ne vete nuk ka shans per nje kualifikim. Matematik e thjesht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *