KMSH liron nga detyra myftiun e Tiranës, Ylli Gurra

Edona Llukacaj

Komuniteti Myslyman i Shqipërisë ka liruar nga detyra myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.

Komuniteti ka zgjedhur Myftiu i ri Lauren Lulin si Myftiun e ri të Tiranës. Ylli Gurra është caktuar Këshilltar i Myftiut në KMSH. Luli prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH.

Për RTV Ora, Gurra u shpreh se shkarkimi i tij ka ardhur si reaksion për shkak të zgjedhjeve të marsit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e marsit, kur kryetar i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar u zgjodh Bujar Spahiu, Gurra deklaroi se nuk pranonte rezultatin, madje e quajti procesin zgjedhor një farsë.

Atëherë Gurra pat deklaruar:

Kemi një farsë të organizimit të zgjedhjeve në këtë mënyrë, një organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar KMSH, mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe të disa myftive, por edhe të shoqërisë civile, por edhe katapultimin e titullarit. Organizatë të cilët dihen publikisht…Ajo çka prekët ju gylenistët, apo kemalistët, apo dikush tjetër gjetkë sigurisht që nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarjesh dhe në të tilla katapultime të krerëve të KMSH të këtij vendi, sepse detyrimi i parë është që shqiptarët ta zgjedhin vetë kryetarin pa ndikime, qofshin këto organizative, qofshin financiare, apo ideologjike.

Share This Article
2 Comments
  • Do ishte mire ti nxirnim jashte ligjit fare keta bashke me hoxhallaret e xhamite e tyre

    Jam myslyman sa per dieni , por me vjen ndohte nga kjo mut fe

  • Me mut duhet te jesh ti sepse kjo fe perfaqeson 70% te shqiptareve dhe ti nje race muti nuk mund ti ofendosh..Sot njerezit te pakten per punen e fese jane te lire te zgjedhin dhe po te duan mund te kthehen ne ortodoks,ne katolike ose te pafe dhe fakti qe nuk jane kthyer tregon se kane besim.Por po qe vlonjat ju si fe njihni vetem vjedhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *