Telefonata Erdogan – Putin

Edona Llukacaj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike në të cliën u diskutua kriza në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në një deklaratë të zyrës për mediat të Presidencës së Turqisë thuhet se Erdoğan dhe Putin kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku krahas krizës në Libi, diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në deklaratë vihet në dukje se Erdoğan ka përcjellë me pikëllim të madh aksidentin e mjetit nënujor rus në Detin Barents. Presidenti turk i ka shprehur ngushëllime popullit mik të Rusisë dhe familjeve të ekuipazhit rus që humbi jetën në këtë ngjarje trishtuese.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *