Hajdari: Rrogën do ia jap shkollës për libra e kompjuter

Edona Llukacaj

Deputetja dhe kryetarja e grupit parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ka vizituar dy ditë më parë shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, në Shkodër, një klasë e së cilës u dogj nga mbështetësit e opozitës, pasi ishte zgjedhur të shërbente si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas ngjarjes, Hajdari kishte premtuar se do të jepte rrogën e saj si deputete për rregullimin e shkollës, por pas vizitës ka konstatuar se investimi është bërë nga Bashkia e Shkodrës. Pas kësaj, Hajdari ka theksuas se meqë investimi për shkollën si godinë nuk ishte i nevojshëm ajo ka dhuruar rrogën e saj për librat artistikë, të cilët janë të integruar në kurrikulat mësimore.

Mesazhi i plotë i Rudina Hajdarit:

Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambientet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019. Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka, u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

Gjithashtu, në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbejë dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të këndshme!

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • Bravo Rudina njeri human, ne nji te ardhme do te jesh K/tare e PD sepse vetem brezi I ri do ti japi vlerat e duhura kesaj Partie ,se kata qe jane ,dine vetem te vene shkopinj nen rrota per te mos u aprovuar ne BE SHqiperia se ju dalin te palarat ne shesh ,sipershembull fshati turistik ne GJirin-e -Lalzit.

    • Kjo idiote esht turpi i Politikes shqiptare

      Esht e kjo krijesa me nivelin me te ulet te intelektit midis 5 milion shqiptareve

  • Edhe une dua ta jap rrogen.por sme del hesapi.Se ajo rroge me mban gjalle nje muaj mua edhe familjen time.Nuk ka burim tjeter te ardhurash.Tashi ti hajdare ,na trego sesi mund te falesh rrogen mujore per qellime *humanitare* edhe te mbijetosh?
    Apo edhe ti hajdare e bija e hajdarit je biznesmene?Kur yt ate ishte nuk ishte deklaruar si i tille ,dmth zyratarisht nuk te ka lene asnje prone apo biznes qe ta kesh burim te ardhurash?Apo jot am ndoshta ka biznes apo ku di une?
    Na hapet barkun me kete hipokrizi te peshtire.Heshtja do te ishte zgjedhja me e mire o hajdare e bija e hajdarit.Kur ngeli ky vend ne doren e sorrollopeve si puna juaj ,qe politiken e keni kthyer ne oligarki trashegimtare.Maskarenj fare e keqe qe sdihet nga keni ardhur .Ju nuk jeni krijesa njeerzore ,sepse krijesa njerezore ka nje ideal.Ju jeni specie kafshes hajvanosapiensa ,llupesa gastronomik.Mendoni vetem me stomak.
    Patriote edhe humaniste e madhe ti gjasme.Dhuron rrogen tende per shkollen e djegur nga hajdaret e tjere.
    Shkaku juaj shqiptaret po largohen e ikin nga syte kembet.Ju e bete shqiptarin te turperohet per emrin e tij.Ju nuk jeni shqiptare por dyndje barbaresh sllavejsh nga stepat e kievit.

  • Bravo, jepi pasurine qe ka vu nona jote me shkoll plepash, duke shfrytezuar postin, e me Korruption te papare, pa rroga tende prej deutete NUK i mbush DOT vrimat e shkolles.

    Vettingu

    E ke marre Si shume me te perpjete ti vajze e babait

  • Bravo, jepi pasurine qe ka vu nona jote me shkoll plepash, duke shfrytezuar postin, e me Korruption te papare, pa rroga tende prej deutete NUK i mbush DOT vrimat e shkolles.

    Vettingu

    E ke marre Si shume me te perpjete ti vajze e babait

    Me qafsh ku i KE leket e kontrabandes qe beri babi jot Duke thyer embargon kunder serbise.
    I ka morr me vehte.

  • Ju gazetA MOS na bajalldisni e jargavisni me lajme per ca Si kjo cupa e atij fare babe dhe asaj fare none. Ua na futet krupen.

    Bravo, jepi pasurine qe ka vu nona jote me shkoll plepash, duke shfrytezuar postin, e me Korruption te papare, pa rroga tende prej deutete NUK i mbush DOT vrimat e shkolles.

    Vettingu

    E ke marre Si shume me te perpjete ti vajze e babait

    Me qafsh ku i KE leket e kontrabandes qe beri babi jot Duke thyer embargon kunder serbise.
    I ka morr me vehte.

  • Epiriot me Zemer e me Shpirt @…..
    Me qe po e kritikon dhe ke alergji per kete vajze te re ,te keshilloj shko puthu me Saliun ,Lulin , Monen ,Liken e me Ramen ,po te duash edhe me Ballen .Vrapo se do te ndihmojne ,e do te kenaqesh ,si sot e 29 vite me radhe ????

    Bravo te qofte moj Vajze .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *