Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Kefalovriso në Trikala të Greqisë. Shqiptari i pajetë u gjet nga banorë të fshatit, afër shtëpizës ku ai banonte.
Forcat e policisë, të cilat shkuan në vendngjarje thonë se 45-vjeçari mendohet të ketë humbur jetën rreth 48 orë para se të gjendej.
Autoritetet shprehen te jëne duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Ndërsa të gjitha pistat janë ende të hapura, paraprakisht dyshohet që shqiptari të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Sipas mediave greke, 45-vjeçari jetonte i vetëm dhe nuk kishte miq në fshat.
e.ll/dita
