Martin Luter Kingu sipas kryeministrit: Protestat e dhunshme ndjellin humbje

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë para protestës së opozitës të bashkuar që është paralajmëruar për ditën e nesërme, 8 korrik, ora 20: 00.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i kujton opozitës thënien te aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut në SHBA, Martin Luther King.

Ai me sa duket do të theksojë nevojën e qëndrimit paqësor për të gjithë, por sidomos për opozitën.

Rama shkruan: “Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Ndersa dikush tjeter , qe mbahet nje nga mendjet ne te mprehta te Botes moderne , Oscar Wilde :
    thote :

    …… “Vetem nepermjet Protestes dhe Rebelimit hapet rruga drejt Progresit dhe zhvillimit te shoqerise njerezore “

    Edhe duhet thene se Luter King nuk ka pasur parasysh rastin kur ne krye eshte nje bande k kriminale ,
    e cila perdor banditet e saj
    per t’ ju vjedh votat njerezve , duke ju hequr te drejten
    fondamentale per te vendosur me vote per te ardhmen e tyre ,
    atehere cdo mjet , edhe dhuna esht plotesisht e justifikuar per te hequr nga pushteti dhunuesin e Votes se Lire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *