Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali nëpërmjet një letre ka sqaruar dje arsyet e pezullimit të drejtorit të Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore, Denion Meidani.
Sipas Spiropalit, Denion Meidani u pezullua për paaftësi dhe për shkelje të “Kodit të Etikës”. Ndër të tjera, në letrën e saj të djeshme Spiropali shkruan: “Ish-shefi i Antikontrabandës në administratën doganore, ai të cilin asnjë gazetë dhe asnjë televizion nuk harron ta cilësojë çun i cilit babi është, nuk mban mend kur, si dhe pse, është pezulluar. Nëpër tym përmend “Kodin e Etikës”.
Ky është një problem i madh. Jo për ish-shefin e Antikontrabandës, se ish-shefi, meqenëse shkelësi është vetë ai, flet si i intereson. Problem është për gjithë të tjerët që zënë kokën me duar kur shohin dhe dëgjojnë cilin paskan pasur shef të Antikontrabandës, emëruar në të ngrysur të qeverisë që na la të gjitha përveç shëndetit.
Kur Etika respektohet, harrohen shkeljet e rralla të saj. Kur Etika nuk respektohet harrohen shkeljet e shpeshta. Ky i dyti është rasti me ish-shefin”.
Në vijim, Spiropali shkruan: “ Pohimet publike të Denion Meidanit, gjoja i pezulluar prej meje për shkak të lidhjeve të mia të errëta ekonomike krijuar me kompaninë në fjalë, janë thjesht broçkulla të neveritshme.
Me këtë rast dua t’i bëj me dije publikut se ish-shefi nuk ka asnjë talent tjetër veç të përdorurit pa vend të mbiemrit të tij të nderuar. Ai është pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi, dëmtim të imazhit të institucionit. Denion Meidani është krejt i papërshtatshëm për t’i shërbyer shtetit në atë detyrë të lartë e delikate. Me pezullimin, jam plotësisht e bindur se ndaj tij kam marrë masën e duhur. Denion Meidani do kalojë në komision disiplinor ku do gjykohet për performancën e tij etike-profesionale. Lidhur me pretendimet e tij për kompaninë në fjalë, Kurum do paguajë një më një të gjitha detyrimet ndaj shtetit shqiptar. Unë vetë, në shembullin e prindërve të mi, të edukatës me të cilën ata më kanë brumosur, po jetoj dhe do jetoj me atë që siguroj vetëm dhe vetëm nga puna e pareshtur”.
Reagon Meidani: Spiropali, vajzë e nxituar dhe e papjekur
Dy ditë më parë, Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, gjatë një interviste televizive, rrëfeu ngjarjen që i kushtoi pezullimin nga puna si shef i Antikontrabandës. Shkak për këtë është bërë përplasja me drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, e cila kishte vetëm pak ditë në detyrë. Meidani tregoi detajet e konfliktit me Spiropalin dhe gjithçka tjetër lidhur me aksionin e Antikotrabandës te “Kurum”, çka i kushtoi atij vendin e punës.
“Pas një informacioni, nga disa burime të brendshme, në datën 8 tetor, për një gjendje fiktive të magazinave doganore të kësaj kompanie, bëra verifikimet po atë ditë, më datë 8 tetor, me drejtorinë përkatëse monitoruese se si rezultonin në sistem këto magazina. Të nesërmen, më datë 9 tetor, njoftova drejtoreshën e Përgjithshme dhe eprorin tim të drejtpërdrejtë dhe organizova dy grupe të Antikontrabandës Tokësore për kryerjen e kontrollit te magazinat doganore në Durrës dhe paralelisht dy grupe të Antikontrabandës Tokësore për kontroll te magazinat doganore në Elbasan. Ndërkohë që çdo gjë ishte në rregull gjatë kontrollit në Durrës, m’u raportua se ishin konstatuar probleme të mëdha në Elbasan. Njoftova drejtoreshën e Përgjithshme dhe drejtorin e Departamentit Operativ Hetimor si eprori direkt i imi, dhe u nisa për në Elbasan me një nga grupet e Durrësit”, thotë Meidani.
Më tej ai tregon se si e priti Spiropali këtë aksion. “Vlen të përmendet se drejtoresha, znj. Spiropali, rreth orës 14:00 priti në takim përfaqësuesit e kompanisë, ndër të cilët ishte dhe personi i autorizuar si mbikëqyrës i magazinës doganore. Ai, në fakt, pas njoftimit të bërë nga ne, pritej që në zbatim të ligjit të paraqitej pranë magazinave të kompanisë, ku po kryhej kontrolli. Më pas, rreth orës 17:00, drejtoresha Spiropali m’u hakërrye në telefon që të bllokoja rrjedhjen e informacionit në media. E nxorët ju informacionin në media, ndaj Spiropali ua kërkoi këtë bllokim? Ndoshta Spiropali, duke mos pasur fare eksperiencë, por dhe idenë se si funksionojnë institucionet shtetërore dhe administrata, nuk e kuptonte që kjo kërkesë realisht nuk hynte te detyrat e mia funksionale si drejtor, por dhe të Antikontrabandës në tërësi. Për sa kohë e kishim ne në dore operacionin, pra nga ora 10:00 e deri në ora 15:00, kur ai përfundoi nga ana jonë me sukses, nuk pati asnjë problem apo rrjedhje informacioni. Do të kishte qenë më e hijshme nga ana saj që në vend këtij hakërrimi të uronte strukturën tonë dhe mua personalisht për punën e kryer dhe suksesin e arritur”. Më tej Meidani tregon se për këtë çështje ka komunikuar edhe me Kryeministrin. “Po, të premten i jam drejtuar me mesazh Kryeministrit të vendit për këtë sjellje të çuditshme të kreut të Doganave, të emëruar nga ai vetëm pak ditë më parë. Përgjigjja e tij ishte që të komunikoja me ministrin e Financave, për të cilin i komunikova sërish me SMS që nuk gjendej në Shqipëri (sepse kisha tentuar më parë të lidhesha disa herë, por telefoni i tij me dilte i fikur dhe e-maile-ve të mia nuk i ishte përgjigjur). Pas kësaj, ai tregon edhe si ka ndodhur pezullimi. “Të hënën, më datë 14 tetor, u njoha me një shkresë që isha i pezulluar për shkelje të Kodit të Etikës. Ia kërkova me shkrim drejtoreshës që të më njihte me ç’pjesë të Kodit të Etikës kisha shkelur dhe sa e rëndë ishte ajo sa të pezullohesha!”.
Një debat që nuk la shije të mirë
Nga Xhevdet Shehu
Kemi ndjekur me vëmendje ditët e fundit replikat dhe kundërreplikat lidhur me një shkarkim në drejtorinë e doganave. Ndoshta çështja nuk do të kishte bërë dhe aq shumë bujë në rast se nuk do përmendej emri i ish-Presidentit Rexhep Meidani. Në një intervistë televizive denion Meidani tha se ishte shkarkuar pa të drejtë nga drejtorja e re e doganave, Elisa Spiropali. Nuk vonoi dhe një ditë më pas, pra dje, Spiropali boton një letër të hapur. Nuk njoh as njërin dhe as tjetrin, por si qytetar i këtij vendi dhe si gazetar më lejohet të jap një gjykim timin për këtë rast, pasi kam ndjekur me vëmendje debatin mes tyre.
Po e them qysh në fillim: Ky debat publik nuk ka lënë shije të mirë. Letra e zonjës Spiropali është e mbushur me një retorikë jo bindëse. Më shumë merret me moralizim, me mbiemrin e të shkarkuarit, me edukatën familjare, etj, por pak merret me argumentim. t’i biem shkurt, e gjithë kjo replikë ngjan disi si punë kalamajsh. Shteti kërkon më tepër seriozitet.

JU A KISHA THENE !
HAJDE SE DERI NE MARS E KANE TE GJATE KESHTU SIC E KANE NISUR!
Ore me fytyrat qe keni nxjerre ju per Opozite – keta qe jane sot nuk bien ndonjehere nga pushteti – vetem po ju prishen pazaret me njeri tjetrin.
ka ca si shume arroganc te spiropali.o hiqe mqns ke vendos ta heqesh,a kane vendos te tjere po pa u mar me familjen e moralin a k di un,ose po i ke gjet shkelje fol me argumenta.nuk ka nevoje per letra te hapura.ti je drejtoresh doganash.funksioni yt nuk eshte publicisti kolumnisti apo gazetari.qe ti mund te kesh karakter te forte e te vecante,perdore per ne pune,jo per media.nuk duam show,duam rezultate,.dhe vetem ajo eshte puna jote.ti ne cdo dalje publike duhet te degjojme kapm kete bem kete,plotesuam kaq na mungojne kaq..ske pse meresh me emrin mbiemrin fisin e drejtorit te shkarkuar.je ti qe po e privilegjon ne kete moment.shije shume te hidhur.dhe kjo arroganca e tepert mua nuk me pelqen fare
diskutim dhe debat ne poltoren e shtypit me te lire ne shqiperi, gazeta dita.
Tema:
BISNESET E MILITANTEVE TE PS TE GJOBITURA NGA AGIM SHEHU I SALI RAME BERISHES, KUR DO TI FALE RAMA… JANE RRETH 50 MIJE FAMILJE QE PRESIN FALJEN NGA RAMA YNE NGA VLORA (NE FAKT NGA SHKODRA SE KA 8 MINISTRA DHE 8 ZV MINISTRA TE TOMES) APO NUK E LENE KONGLEMERATA E BOSAVE QE DUAN 400 E KUSUR MILIONE EURO, TA PUBLIKOJE KETE FAKT…
ne pritje te pergjigjse te kryeministrit Edi Rama
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/30/mashtrimi-me-amnistine-fiskale/
kur te ngjallet perseri KADAFF-i DO SHOHESH QELBESIREN PERSERI NE PUSHTET O -KADAFF
Nuk njoh asnjerin por duke kenduar keto rrjeshta me duket shume i rende publikimi i motivimit te pushimit nga puna te drejtorit fjalet qe e shoqerojne me kujtuan Saliun qe kur te shante nuk harronte as genet, kjo te pakten e ka lene mbimrin te qete. Shume agreesive. Dhe te mos harrojme qe edhe drejtoresha mund te gaboje dhe te publikosh paaftesine e nje person do te thote ti demtosh te ardhmen. Keto gjera shkruhen vetem ne karakteristiken qe leshon drejtoresha kur pushon nga puna dhe i perkasin CV se personit dhe jo gazetave. Perndryshe nqs. drejtorsha ka gabuar i takon ne kete rast te bere publik te japi doreheqjen dhe kjo eshte prape keq, se nuk kemi mundesi te shikojme sa e afte eshte para se te emerohet diku tjeter.
o mejdan o rrum palle,c’fare kerkove ne dogane,ti u rrite me pekule, por doganes dot s’ja ngule,ata qe iken o derdemen ,te perdoren per sejmen,te perdoren ata qe iken, te zhvillonin fort repliken,po se dine qe u ka ngordhe kali,qe kur hypi spiropali,karavidhet e gjymishkes nuk i bene mire dibres,i nxorri te gjithe nga ferra,dhe i beri doganiera,kundrabanden ti godite,po pse gjete nje firme mike,kurumi ne shqiperi,erdhi kur qe babi ish i ri,shume drejtore jane larguar,si ti te turperuar,por asnje s’shte degjuar,perse me ty ndodhi keshtu valle,a mos ke turperu babane,ler mejdan ato qe thua,dhe shiko punet e tua,
Pajtohem me te tjeret per ceshtjen e shijes se hidhur ndaj sjelljes se Spiropalit. Mendoj se njerzeve u duhe fakte dhe jo hartime,
Nga kendveshtrimi i nje qytetari qe kalon nje pjese te mire te kohes ne rrethet sociale dhe ne agjensite e lajmeve online me rezluton se me shume kohe i duhet administrates publike per tu marre me makiazhin “INTERAKTIV” sesa me gjendjen alarmante ne te cilen e kane gjetur SHTETIN ashtu sikunder e ka trumbetuar me te madhe Kryeministri i vendit…E kuptojne keta qe SHTETI qeveriset me ligje dhe me forcen e shembullit apo do merren me postime fotosh ne FACEBOOK…
Znj.Elisa po nenkupton qe vete e ka nisur karrieren si militante e thjeshte e partise socialiste dhe pastaj ka ngjitur shkallet e karrieres nje e nga nje dhe shume ngadale tamam si ai plaku qe ngjit shkallet per ne katin e peste te pallatit. Ne fakt te gjithe e dime qe eshte katapultuar dhe jo ne nje pozicion dosido po ne ate te kryetares se FRESH’it. Elisa kur merret me ceshtjet e katapultimit duhet te kete kujdes qe ti zbatoje edhe vete keto norma dhe jo te vendose shoqet e saj nga 25 vjec ne poste drejtuese te cilat nuk dine nenin e pare te kodit doganor apo per me teper nuk kane punuar nje dite ne ate institucion.
kuptohet qe mund te kete qene INATE TE VJETRA (nje koment eshte i tepert)
Elisa bravo te qofte keshtu duhen hequr te pa aftet pa argument.Letra eshte shume e sakte DEBIL.
Personalisht kisha rezerva për emërimin e Spiropalit si drejtore në nje sektor të rëndësishëm ; kryesisht për mënyrën se si ajo shtronte problemet apo debatonte në media për cështje të caktuara ; megjithatë besoja te zgjedhja e E.Ramës, sepse njerëz me temperament të tillë, përgjithësisht janë të devotshëm dhe intrasigjent në detyrë. Po, por , edhe një por tjetër …duket se kjo nuk mjaftoka …Difekti i shumë të rinjve te sotëm , perfshi dhe ata të shkolluar jashtë, është se ndonëse flasin shumë per piar , calojnë pikërisht në ketë pikë…V Spiropali ka kohë të permirësohet , duke u fokusuar tek puna, rezultatet flasin vetë
Kjo Spiropali nuk ma mbush mendjen per postin qe ka mare. Ajo Drejtoresha tjeter e Tatimeve ishte ndryshe – besoj se ajo do kete rezultate shume me te mira.
Djali i babi Mejdanit ,ka vetem pak arrogancen qe na tregon sa shume shkolle ka bere jashte shtetit .Por harron te na saktesoje kush ja pagoi kte shkolle ?Vetem kaq do doja si skjarim
Por kjo nuk i heq meriten si nje super i shkolluar
Elisa Mjaft Spiropali si ato mizat qe bejne zzzzz ka qysh tani e 4 vjet qe na dhunon me prezencen dhe propaganden
Letra e saj duket si dacibao alla Lej fen
Permend gjithmone biografine
Nuk jep asnje fakt ,dhe ato qe thote jane te shtrembera
Interesat e Kurumit jane te lidhura ngushtesisht me LSI ,pra ktu nuk ka pune pezullimi per etiken …si nota ne sjellje
Ti kukull e mjaftit i ke te gjitha gjasat qe si e fillove karrierren te jesh nje M.Kokemadhi e dyte
Persa i perket aftesise ti je nata ne krahasim me Mejdanin
Ti nuk je socialiste ,ti ke qene te socialistet se doje deputete ,te katapultuan ne krye te Mjaftit dhe tani je me partine se te beri drejtoresh
Arsyeja tjeter qe te beren drejtoresh eshte se ti je nje ngelese ne lenden e ekonomise dhe ne fakt …atyre qe komandojne vertet ju duhen …injorant .
Kujdes Eliza e Mjaftit se bota eshte e cudirave .Sot je aty lart ..por e nesermja eshte shume e pasigurt .
Mjaft me replika …dhe ti zbato …Kodin e Heshtjes
Do na besh nder te gjithve !
Zonjusha Spiropali, premton qe te behet si zonja Topalli! Te gjitha te dhenat i ka! Urime dhe pika ne koke!
Nga gjithe kjo zallamahi kuptova qe mejdanin e ka pjelle Mejdani,po spiropalin e ka pjelle Jozefina?
A ka shkelur kjo zyrtare “Kodin e Etikës” me letrën që shkruajti?!
Problemi eshte qe keta ne cdo deklarate qe do te japin do bejne gafa te pafunda. Pergjigja e Drejtoreshes ndaj daljeve neper TV te atij Demonit tjeter, eshte ultra shkelje etike. Sado idiot apo negativ, i paafte e delenxhi qe i pushuari nga puna te jete, nuk ka te drejte kjo drejtoreshe te dale ne opinion dhe ti nxije karrieren e mbetur njeriut te shkarkuar. Per kete Demoni i Mejdanit mund te kerkoje ligjerisht demshperblim dhe ta gropose financiarisht Drejtoreshen e Fjaleve pa Dogane. Problemi nuk eshte se si shkon puna mes ketyre te dyve, ne gjygje apo neper kafe pajtuese alla shqiptarce; problemi eshte qe keta zyrtare, per hir te dinjitetit te shtetit duhet te marrin urdher mos leshojne asnje deklarate personale pertej kanaleve zyrtare te autoritetit te posteve te tyre. Ndryshe do na turperojne sic po na turperojne edhe ndonje tuhaf mbetur goje hapur sot nga ne qe i ka mbeshtetur.
Asgje nuk ka ndodhur. Ai karabushi e Mejdaneve duhet te shikoje per ndonje pune tjeter. Kurse kjo karabushja tjeter Spiropali nuk ka pse polemizon me cdo lloj karabushi qe heq nga puna.
Letrat e hapura (perte sqaruar pozicionin e saj) jane infantilitet. Duhet te shohi vetem perpara pa i degjuar shume. Ne nje moment tjeter duhet te sqaroje publikun.
Polemika te tilla me nje vartes se shkarkuar vetem sa ulin kredibilitetin dhe efektshmerine e saj ne pune.
Tjeterkund fle lepuri.Salari shpellari ishte kujtuar ne ikje e siper t’i sherbente nje kundershtari duke i vene gracken prapa nje gardhi dhe duke pergjuar se ç’do te ndodhe prapa nje mullari. Nuk eshte se Salariu ishte djegur te shperblente Mejdanin por donte te ngaterronte sojin tjeter nga brenda pasi gjithenje ka bere punen e nje xhambazi.
Mire ja bere Ketj Faqe-Kuqit …. i ngajn Atij buze-kuqit te Sal Bishes.
Ja sheshi, ja Mejdani, qe ja nguli Spiropali.