Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, babai i “bossa nova”

Edona Llukacaj
Brazilian composer Joao Gilberto performs at Carnegie Hall, Friday, June 18, 2004 in New York. (AP Photo/Mary Altaffer)

Muzikanti i madh brazilian João Gilberto ka vdekur në moshën 88 vjeçare në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro, këtë të dielë.

Këngëtari dhe kitaristi u bë i famshëm kryesisht për përhapjen në botë të zhanrit  “bossa nova,” në vitin 1958.  Stili muzikor i tij unik bashkoi sambën tradicionale me xhazin bashkëkohor.

João Gilberto ka lindur në shtetin brazilian të Bahia-s në vitin 1931 dhe muzika e tij simbolizonte një periudhë shprese dhe optimizmi në vend.

Versionet e tij të këngëve si “Netë të qeta” dhe “Vajza nga Ipanema” e bënë Gilberto-n të famshëm në të gjithë botën.

Gjatë 10 viteve të fundit ai ka jetuar në Rio, i vetëm, duke luftuar me probleme të shëndetit mendor dhe çështje financiare.

e.ll/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *