Anarkistët rrëmbejnë kutitë e votimit në Athinë dhe djegin votat

Leda Hysa

Një incident i rëndë është regjistruar në Athinë pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në lagjen “anarkiste” të kryeqytetit e njohur si “Exarchia”, ku persona të maskuar hynë në një qendër votimi dhe pasi kërcënuan të pranishmit rrëmbyen prej aty kutitë e votimit bashkë me votat. Bëhet me dije se fletët e votimit të një prej kutive janë djegur.

Pas kësaj një grup të rinjsh përleshën me forcat e policisë dhe hodhën drejt tyre bomba molotov. Për momentin nuk raportohen persona të lënduar dhe policia ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës që rrëmbyen kutitë e votimit, pasi një incident i tillë nuk është i zakonshëm për një vend të BE si Greqia.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Efekti talebaneve pedeiste po jep efektet edhe ne shtetin fqinj. Ja dhe nje arritje spektakolare e shpellareve shqipfoles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *