Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar kur mbaron afati i pagesës, duhet ta paraqisni në agjencinë lokal të sigurimeve sipas gjendjes civile, së bashku me dokumentacionin e kërkuar
Kriteret përfituese
Kërkesa për përfitimin e pensionit familjar bashkë me dokumentet e nevojshme duhet të paraqitet në agjencinë lokale të sigurimeve shoqërore e cila mbulon vendbanimin e përfituesit. Bashkë me kërkesën duhet të dorëzoni edhe dosjen e dokumenteve që konfirmojnë moshën dhe identitetin e përfituesit, dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës së kryer, dokumentet që vërtetojnë të qenit në ngarkim të të ndierit ose të ndjerës, dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe dokumentet shtesë që duhet të dorëzoni për rastet në të cilat ju mungon libreza e punës, për përfitimin e kompensimeve të caktuara shtesë, etj, si dhe institucionet që janë përgjegjëse për sigurimin e tyre. Lidhur me kategoritë që kanë të drejtë të përfitojnë këtë lloj pagese, në ligjin e sigurimeve shoqërore specifikohet se: sigurojnë pensione familjare, gruaja e ve me moshë 55 vjeç, e paaftë për punë, dhe që është mbajtëse e një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, burri i ve me moshë 60 vjeç që plotëson edhe dy kushtet e mësipërme.
Pension familjare kanë të drejtë të përfitojnë edhe jetimët që janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studiojnë dhe janë të paaftë për punë, prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë. Gjithashtu kanë të drejtë të përfitojnë edhe prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë, si dhe nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të.
Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. Pensionet familjare ndërpriten në rast se konstatohet se njëri nga përfituesit martohet. Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës. Lidhur me masën e përfitimit bëhet e ditur se personi që mbetet i ve i, merr 50 për qind për qind të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a, kur është vetëm dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25 për qind, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100 për qind masën e tij.
Ndërsa më rastet kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes. Jetimi merr pension familjar edhe nëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij.
Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij. Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre. Po sipas kushteve të përcaktuara në ligj, në rastet kur pensionisti që vdes nuk ka tërhequr pension mbi një muaj, pensioni i pa tërhequr u paguhet trashëgimtarëve, sipas dispozitave të Kodit Civil dhe përcaktimeve në marrëveshjen përkatëse.
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore i evidenton në urdhrin e mbylljes diferencat e pensionit të pa tërhequr, që i referohet ditëve të muajit kur pensionisti ka vdekur dhe në këtë rast, dokumenti “Urdhër-mbylljeje” merr fuqinë e një akti që autorizon pagesën e një përfitimi që duhet t’i paguhet anëtarit të familjes që bashkëjetonte me pensionistin e vdekur. Në rastet kur pensioni i muajit i është paguar përfituesit përpara datës së vdekjes, diferencat e marra tepër, që u përkasin ditëve deri në fund të muajit quhen pagesa të mirëqena dhe nuk kërkohen.
Somarjo
Sigurojnë pensione familjare, gruaja e ve me moshë 55 vjeç, e paaftë për punë, dhe që është mbajtëse e një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, burri i ve me moshë 60 vjeç që plotëson edhe dy kushtet e mësipërme. Pension familjare kanë të drejtë të përfitojnë edhe jetimët që janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studiojnë, prindërit që kanë arritur moshën 65 vjeç. Mund të përfitojnë edhe prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë, si dhe nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq .
Dosja e dokumenteve të detyrueshme dhe atyre shtesë që duhen
Dokumentacioni i detyrueshëm Institucioni që e lëshon
Fotokopje e Kartës së identitetit Vetë personi
Certifikatë vdekjeje (të jetë shënuar shkaku i vdekjes) Zyra e Gjendjes Civile
Certifikatë familjare Portali e-Albania, DRSSH
Certifikatë lindjeje personale të fëmijëve përfitues Zyra e Gjendjes Civile
Certifikatë martese e të ndjerës (vetëm për femrat) Zyra e Gjendjes Civile
Librezë pune e të ndjerit/të ndjerës Qendra e Punës
Librezë kontributesh e të ndjerit/të ndjerës Qendra e Punës
Vërtetim për periudhën e shërbimit ushtarak të të ndjerit Qendra e Personel Rekrutimit
Dokumentacioni shtesë në rastet e mungesës së Librezës së Punës dhe asaj të kontributeve të të ndjerit
Vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës Qendra e Punës
Vërtetim page, për kontribut nga viti 1994- 2011 Qendra e Punës
Vërtetim page për kontributet nga viti 2012- deri kur lihet puna Portali e-Albania, DRSSH
Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë) Zyra e Punës
Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë Gjykata
Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve Vetë personi
Vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak) Qendra e Punës
Dokumentet shtesë në rastet kur i ndjeri ishte ish – i dënuar politik:
Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Dëshmi penaliteti – vërtetim i gjendjes gjyqësore Zyra e Gjendjes Gjyqësore
Dokumentacioni shtesë kur të ndjerit i ndryshojnë gjeneralitetet:
Vërtetim për ndryshimin e gjeneralitetit Bashkia/Njësia Administrative
Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin Qendra e Punës
Dokumentacioni shtesë kur i ndjeri/e ndjera ka punuar si kuadër në ish-kooperativë bujqësore:
Vendimi i emërimit në punë, si kuadër Arkiva e Shtetit
Diploma e shkollës së mesme/lartë Drejtoria Arsimore/Shkolla e Lartë
Dokumentacioni për përfitimin e pensionit familjar nga bashkëshortja/bashkëshorti:
Vërtetim që i ndjeri ka bashkëjetuar me përfituesin Bashkia/Njësia Administrative
Vërtetim nga dega e tatim-taksave Drejtoria e Tatim – Taksave/Portali e-Albania, DRSSH
Vërtetim si kërkues pune Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Dokumentacioni shtesë për përfitimin e pensionit familjar nga fëmijët:
Vërtetim nga shkolla kur fëmija është mbi 18 – 25 vjet Institucioni Arsimor
Vërtetim për prestarët që janë në ngarkim Drejtoria Rajonale e Tatim -Taksave/Portali e-Albania, DRSSH
Vërtetim si kërkues pune Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Dokumentacioni shtesë për kompensimin e energjisë elektrike:
Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike OSSHE
Deklaratë për kompensimin e energjisë Vetë person
Dokumentet për të përfituar pension familjar suplementar shtetëror, konform neneve 12, 13, të Ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996, i ndryshuar:
Fotokopje e Kartës së Identitetit Vetë personi
Certifikatë familjare Portali e-Albania, DRSSH
Vërtetim i vjetërsisë në shërbim/detyrë/funksion Qendra e Punës
Vërtetim i pagës referuese të detyrës/funksionit Qendra e Punës
Vërtetim e gjendjes gjyqësore Zyra e Gjendjes Gjyqësore
Dokumentet shtesë për pension familjar suplementar si ish-ushtarak, konform neneve 19, 21, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 i ndryshuar:
Fotokopje e Kartës së Identitetit Vetë personi
Certifikatë familjare Portali e-Albania, DRSSH
