Të gjithë ne i përkasim Palës së Humbur prej plot 70 vjetësh e në vazhdim. Në qoftë se dekadat e diktaturës komuniste qenë më tragjiket për shtresën tonë, periudha e tranzicionit neokomunist po rezulton fatale jo vetëm për ne por edhe për pasardhësit tanë dhe shumicën e popullit shqiptar.
Dihet se të persekutuarit politikë dhe të shpronësuarit nga diktatura komuniste përbëjnë jo më pak se 30 % të popullsisë shqiptare. Kjo shifër do të përbënte një kontigjent elektoral imponues në realitetin e trazuar politik shqiptar, po të menaxhohej me përgjegjësi morale e përkushtim nga një shoqatë e vetme, e pavarur dhe e pakompromentueshme. Shqipëria ka plot djem e vajza të përkushtuar edhe në radhët e të persekutuarve politikë, që mund t’ua dalin ndanë me sukses sipërmarrjeve të tilla. Atyre u duhet hapur rruga dhe duhen inkurajuar e mbështetur prej të gjithëve. Një shoqatë kompakte dhe realisht e pavarur do të përbënte në perspektivë bërthamën e një force politike vërtet të djathtë, ku do të gjenin veten jo vetëm bijtë dhe bijat e familjeve të persekutuara, por të gjithë shqiptarët e zhgënjyer e të indinjuar prej pluralizmit Katovician, i cili vazhdon e do të vazhdojë për sa kohë që krahu i djathtë i spektrit politik shqiptar do të uzurpohet prej partisë së agjentit «demokrat» të Ramiz Alisë. Është mision historik i rigrupimit të (ish)të Burgosurve e të Persekutuarve politikë si edhe i gjithë shqiptarëve të zhgënjyer e të nëpërkëmbur nga «pluralizmi Ramizian», që të vendosin ekuilibrin e domosdoshëm të spektrit politik shqiptar. Vetëm atëhere Shqiponja Jonë mund të fluturojë me të dy krahët.
Hapin e parë dhe më kryesorin në këtë drejtim duhet ta hidhni ju, Zotërinj të kryesive aktuale të shoqatave të (ish)të Burgosurve e të Persekutuarve Politikë. Si bashkëvuajtës i juaj, ju bëj thirrje të veproni me urtësinë dhe me largpamësinë që kërkon ky udhëkryq i vështirë politik, duke i paraprirë ndërhyrjes qeveritare në reformimin e shoqatave, i cili nuk mund të jetë kurrsesi në të mirën tuaj dhe të shtresës që përfaqësoni. E nesërmja do t’iu vlerësojë, për mirë ose për keq, sipas veprimeve apo mosveprimeve tuaja.
Me shpresë mirëkuptimi,
Agim Hamiti

Zoti Hamiti, keni shume te drejte, por duhet edhe te merrni pergjegjesine tuaj, jo personalisht, por gjenerates qe i takoni, vertet ju keni nxjerre ne pah shume fakte, por keto fakte kane mbetur ne idene e internetit, kur faktet qe ju kini sjelle, duhej te ishin shperndare ne mijra kopje neper librarite e Shqiperise dhe Kosoves.
Nga kjo neglizhence e gjenerates suaj dhe kundershtimi dhe bllokimi me sukses i fakteve tuaja, nga te interesuarit, ish nomenklatura e kuqe, ajo me ekstremja, arriti te formoje te djathten e vet, sipas interesave te saja, qe ne fakt jane ne kundershtim me te djathten e vertete, qe eshte lene ne hije.
E djathta e ardhur nga kulisat e sigurimit te shtetit te diktatures, arriti te fuse ne rradhet e saj disa persona qe vinin nga familje te djathta, por qe ne fakt, kane qene bashkepuntore te persekutoreve neper burgjet komuniste dhe me keta ne mesin e tyre, ish spiunet, na u paraqiten si e djathta shqiptare e persekutuar.
Mendoj se ato qe ju dini dhe ate qe kam lexuar jo te plote, dini mjaftueshem, per ta diskretituar fallsitetin e te djathtes se ardhur nga kulisat e sigurimit, eshte qe te jeni me shume prezent, qofte ne media, qofte me libra historik qe duhet te mbushin librarite shqiptare.
Kjo se edhe shperblehet puna juaj, por edhe publiku e merr faktin, direkt dhe ka mundesi te gjykoje.
Pershendetje.
HORRI pershendetje !
Per librat e AGIM HAMITIT ,paguheshin 100 dollare per kopje qe mos te qarkullonin me .U ndalua shitja ,kercenuan botues ,dhe u be tejet e veshtire qe te kishe akses per ti pasur .E vetmja menyre ngeli shperndarja ne internet si traktet dikur .Kam qene studente ateher dhe me kujtohet mire .Parrdesyte gri mbinin si kerpudhat sapo flitej per kta libra .
Horri ,ajo cfare u be nuk zhbehet me ,tani secili ka detyre reflektimin ,marrjen e pergjegjesise per ate qe do sjelli e ardhmja .Ndoshta ne ate 91 te larget ,gjerat nuk diheshin dhe kemi justifikim .Por tani me vetedije te plote ,duhet bere nje permbledhje e asaj qe ndoshta do firmosi te ardhmen
Ja detyrojme vetes dhe shume brezave ,sepse ndryshe do kujtohemi si
NJE PERRALLE NGA E KALUARA !
Dream me vjen me te vertete mire qe kemi filluar nje komunikim normal.
Vertet shume gjera nuk i dinim ne ate kohe dhe kjo eshte e natyrshme, por shume shpejt u pa fallsiteti demokratik berishian, qysh me denimin e Nexhmije Hoxhes per 50-kafe dhe jo per gjenocid.
Ky denim u be vetem qe te krijohej pershtypja se Saliu eshte antikomunist, eshte demokrat i flakte.
Me pas ndodhen shume ngjarje dhe perseri shqiptaret te dyzuar, ndoshta menduan se ky ka lajthitur se ka megjithmend dhe erdhem deri ketu.
Une jam i mencur njesoj si pjesa me e madhe e shqiptareve dhe skam asnje gje te vecante, qe te me dalloje, por te siguroj se pa i ditur keto qe ka shkruar zoti Hamit, qe i kam lexuar ne copeza, perseri arrita ne kohe te kuptoj qe demokracija na la shendene akoma pa filluar.
Habitem me popullin tim si nuk arriti ta shohe realitetin por u mashtrua kaq shume, eshte mashtrimi me i madh qe kemi patur, as Enveri nuk mashtroi kaq hapur, duke llogaritur se shumica e popullit ju gezuan lirise dhe nuk paten kohe te shifnin dislokimin e diktatures komuniste, por kete here te gjithe ishim per demokraci perendimore dhe perseri u genjyem shume rende.
Horri ,te thashe shume gjera kane kaluar .Shume ,po shume fare do qartesohen me kohen . Ishim nje popull i papregatitur
Mos harro ,qe nga 91 …erdhi 97 .Eksodi i pare ,mbas pak vitesh i dyti ..pervec te vdekurve .Ne kemi qene ishulli i eksperimentit .Nejse ky eshte nje diskutim i gjate .
Doja vetem te thoja qe po perflasin kaq shume Katovicen tani sepse duan te mbulojne cfare po pregatisin .
Ne duhet te shikojme cfare na bashkon …sepse per te ndare mendojne …ustallaret e vjeter .
Nqs ne do dime te manexhojme situaten ,nje ere e re do fryje per kombin ,perfshi dhe Kosoven e shume te tjere …qe jemi po ne .
Horri ,e vetmja gje qe me c’ekujlibron menderisht eshte kur me deklaron qe do zgjidhje prape enferrin …hahahahah po pse ate dhe jo mua …..pse me ke kaq inat ?
Kjo ishte shaka …mos u nxeh .KLM !
TAMAM KESHTU ASHT NE PAMJE TE PARE Z .HAMIT POR GABIMI ME I MADH JU TAKON JU SEPSE ISHIT NE 92 PO BEME ZEIR NDOLLI 97 U ARRATISEN NGA FRIKA TE PERNDJEKURIT MBETEM VEC20 BURRA NE SHKODER TJERET IKEN KESHTU PERSERI I DHAM NJE KEMBE TE DJATHTES SHKUAM KUDO NEPER SHQIPERI PERSERI NDOLLI VRASJA E BUJSHME Z. HAJDARI QU BENE PERSEKUTUARIT DHE TE SHPRONSUARIT QE U FALSHIN NE GJUNJE PARA PSEODODJATHTIS GODO UNE DI EDHE SHUME TE TJERA PRA NDAJ DUHEN MBLEDH ATO SHOQATA QE NUK PERFITUAN NGA RREGJIMI PARE AS DYTE AS I TRETE SEPSE JU II PATE ATO QE U DJEGEN QE ASNJE NUK I PERKRAHU PRA DUHEN VU PIKAT MBI I SEPSE KESHTU THOJME PERSERI NESER NDOLL
Përshëndetje Adash,
Deri në janar të vitit 2000 unë kam qenë në Vlorë, pa lëvizur nga vendi. Madje gjatë ngjarjeve dramatike të vitit 1997 me kryeqendër Vlorën, unë banoja me familjen në një apartament 500 m larg nga porti, pozicion që ndodhej midis dy zjarreve të bandave më të mëdha: asaj të Çoles (Zani Caushi) dhe asaj të lagjes Çentrale (vëllezërit Xhelitaj). U largova nga Shqipëria në fillim të vitit 2000, vetëm pas shpërndarjes së 850 kopjeve të vëllimit të parë të librit “Odiseja e një detektivi” në universitetin e Tiranës, për arsye të kuptueshme që unë i shpjegoj qartë në vëllimin e dytë të atij libri.
Në fund të vitit 1991 e më pas kam bërë shumë përpjekje (bashkë me dy miq të tjerë bashkëvuajtës – të mirënjohur në Vlorë) për krijimin e një shoqate unike e të pavarur të (ish)të burgosurve e të persekutuarve politikë, e cila me kohë do të shndërrohej natyrshem në një parti politike vërtet të djathtë me pjesëmarrjen e pjesës më të shëndetshme të inteligjencies shqiptare. Mirëpo manipulimet e përllogaritura me kohë të Sigurimit nëpërmjet veprimtarisë me agjentët e tij duke filluar nga “gabardinat e bardha” të Ramizit e deri tek spiunët në radhët e (ish)të burgosurve e të persekutuarve politikë, si edhe orteku i pakontrolluar mbarëpopullor i turmave të handakosura në mbështetje të PD, krijuan një situatë ku nuk e njihte qeni të zotin, të cilën ju e keni përjetuar edhe vetë në një farë forme. Po të ishte ndryshe, pse nuk arriti inteligjencia shqiptare (jumes saj) të organizohej në ato vite si homologet e saj në vendet e tjera të Evropës Lindore, ndërkohë që të burgosurit politikë në atë periudhë e kishin të vështirë edhe të ushqeheshin?
Në qoftë se ju i keni ndjekur ngjarjet e atyre viteve, ishte sajesa e Sigurimit PD që shpalli zgjedhjen e Kryesisë Kombëtare të Shoqatës të të burgosurve e të përndjekurve politikë në një mbledhje ku vetëm brohoritej nga turma pa tru dhe as votohej e as numërohej gjë, duke vënë në krye të saj një plak të mbaruar si Osman Kazazi, i cili rrethohej nga hienat e Sigurimit. E njëjta gjë ndodhi edhe me krijimin e degëve të asaj shoqate edhe nëpër rrethe. Mua me dy miqtë që përmenda dhe mbi 10 (ish)të burgosur të tjerë vlonjatë, që mund të prishnim skenarët e parapërgatitur, nuk na njoftuan fare për krijimin e asaj shoqate, veçse kur dëgjuam që shpallën kryesinë, ku duke filluar nga sekretari, gjysma e kryesisë nuk kishte qenë në burg fare dhe persekutimin e kishin të përciptë. Megjithëse pati pêrplasje të ashpra për këtë çështje, asgjë nuk ndryshoi falë ndërhyrjeve të turmave që organizonte PD, selia e së cilës ishte mbi atë që i caktuan shoqatës së të persekutuarve.
Në pamundësi për ta ndryshuar gjendjen, ne “rebelët” krijuam si kundërpërgjigje degën e Vlorës të partisë “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (e cila më vonë u pagëzua “”B. Kombëtar”). Ishim të ndërgjegjshëm se edhe kryesinë e Tiranës të kësaj partie e kontrollonin hienat e Sigurimit, por falë vendosmërisë së degës së Vlorës, ne vumë në kontroll gazetën “Balli i Kombit”, e cila financohej kryesisht nga diaspora. Të dy kryeredaktorët e saj (i pari Rinush Idrizi dhe i dyti Arben Iliazi) u bënë miq të mitë në saje të artikujve që u dërgoja. Ata më tregonin me detaje për zhvillimet në kryesinë e Tiranës. Sikur ju të lexoni artikujt që kam shkruar unë në atë kohë kundër Berishës, Arbnorit, Dostit & Co do të më quanit anormal. Për një artikull që shkrova në maj 1992 (kur berisha kishte vetëm një muaj president) me titull “Pajtimi Kombëtar dhe Kriza e Besimit” më pushuan nga puna (llogaritar) ndonëse ishte starti i demokracisë. Pas një muaj u detyruan të më kthenin në punë nga reaksioni që pati nga një pjesë e kryesisë së PD, dega Vlorë që më njihnin nga afër. Nëse do të dëshironit ta lexonit artikullin në fjalë në Bibliotekën Kombëtare, unë mund t’ju dërgoj datën dhe faqen e gazetës ku gjendet.
U zgjata shumë në këtë çështje, mbasi ata që nuk janë në dijeni të së kaluarës sime (si disa komentues këtu lart) mendojnë se unë e njoh së largu gjendjen në tërësi në Shqiperi e, në veçanti, atë të shoqatave që u jam drejtuar dhe m’u tek javën që shkoi t’iu adresoja një “Thirrje” kryesive mëkatare të atyre shoqatave dhe kaq. Jo, unë e kam në natyrë të bëj gjëra kot dhe as nuk kam kohë të merrem me kotësira. Pak durim dhe do ta kuptoni pse u bë ajo thirrje.
Mirëpo sëmundja vrastare e së ardhmes së shqiptarëve ka qenë dhe është indiferentizmi ndaj çështjeve të përbashkëta shoqërore, një indiferentizëm që tani është bërë epidemik. Vëreni sa pak interesim ka prej vetë të persekutuarve tek thirrja që kam bërë unë, ndonëse të gjithë ata ankohen me të drejtë nga veprimtaria e atyre shoqatave prej kohësh. Artikullin nuk e lexojnë se iu duket i gjatë, dy rreshta koment nuk e marrin mundimin t’i bëjnë, madje edhe klikimin për një like e quajnë të paarsyeshëm. Po nga kush e presin zgjidhjen e problemeve të tyre këto viktima, gjersa vetë nuk janë gati të vënë asnjë gisht për ndihmë, pa lere më një dorë. A mund të justifikohet indiferentizmi i përgjithshëm i inteligjencies shqiptare dhe asaj kosovare ndaj përmbajtjes së “letrës së hapur” qê u kam drejtuar qysh para tre vjetësh? Dhe kur me”ndon se tek ajo letër flitet vetëm për majën e ajzbergut….! Indiferentizmi total tregon se ata janë të kënaqur me gjendjen që jetojnë dhe nuk kanë ndërmend ta prishin sadopak terezinë, po nuk u zbritën të mirat nga qielli. Në radhët e inteligjencies shqiptare (a ekziston vërtet një shtresë e tillë shoqërore tek ne?) dhe të popullit shqiptar në tërësi gjen me bollëk këta dy lloj tipash: kritizerët dhe këshillëtarët.
“Është më e lehtë të japësh 50 këshilla, sesa të zbatosh ndonjërën prej tyre”, sipas Shekspirit. Gjithë të mirat !
Gjithë të mirat