“Mund të dalë nga zjarri i paprekur si…”, zbardhen email-et kundër Trump

Bora Basholli

Gazeta britanike “The Mail” botoi një ditë më parë kabllogramet që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij. Ambasadori i Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch e përshkruan Presidentin amerikan Donald Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.

 Sipas gazetës, ambasadori Darroch e përshkruan Trump si një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”.

 Megjithatë, ambasadori i paralajmëron zyrtarët britanikë që të mos medojnë se Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se presidenti ka përcaktuar një “rrugë të besueshme” për të siguruar katër vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

 Gazeta “The Mail” shruan se ambasadori britanik paralajmëron se Trump mund të “dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “TheTerminator”.

 Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë.

 Një zëdhënëse tha se ambasadorët pritet t’i “japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *