Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përmes një mesazhi në rrjetin social, ambasada italiane iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet, pranë zonave ku do të zhvillohet protesta.
Më tej, ambasada paralajmëron se protesta e opozitës mund të sjellë pasoja në trafik në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësime përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal.
b.b/dita
