Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi sot procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Në fund të intervistimit të katër kandidatëve të parë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, zbuloi arsyet pse ky proces i vendos të bëhej me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të kamerave.
“Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, tha Ibrahimi.
KLP mori sot në pyetje kandidatët Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda, Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, prej të cilëve vetëm prokurori Kraja ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.
Lidhur me këtë, kreu i KLP është pyetur nëse ndonjëri nga kandidatët rrezikon të bëhet pjesë e SPAK, pasi mund të ngecë në Vetting. Ibrahimi nuk e përjashtoi rrezikun, duke thënë se KLP merret me profesionalizmin, ndërsa Vettingu me integritetit. Më tej, ai shtoi se i gjithë procesi është ndjekur edhe nga ndërkombëtarët.
“Rreziku ekziston, aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë pranë-pranë. Ky proces synon profesionalizmin, ndërsa Vettingu integritetin. Kam besimin që të dy proceset do shpien drejt rezultateve të njëjta.
Ndërkombëtarët janë pjesë e çdo etape të këtij procesi, kanë folur një për një, kanë punuar krah për krah. Ata nuk mund të japin pikë në fund, por ne nuk mund të fluturojmë përtej gjetjeve të procesit.
Ne duam të marrim më të mirën e kandidatëve, meraku ynë ishte që po të bëhej publik procesi i intervistimit, kandidatët nuk do të ishin të lirë. Morëm një mendim për vështirësitë që kanë hasur ndaj proceseve gjyqësore.
Ata dhanë arsyet dhe motivet për të konkurruar, si psh., që vlerësimi këtë radhë do të jetë maksimal. Edhe procesi i përzgjedhjes, kujtojmë si përzgjidheshin prokurorët e Krimeve të Rënda dikur, është si nata me ditën me tani. Besimi i tyre te procesi ishte një arsye kryesore për të konkurruar”, u shpreh kreu i KLP.
b.b/dita

Se sa rëndësi kanë gjithë këto proçedura, do t’a mësojnë vetëm kur një kriminel si Sali Berisha, familja e tij mafjoze dhe shumë nga politikanët e tjerë nga të gjithë krahët të jenë në hekura!
Nëse fillojnë proçeset e gjata as mish as peshk, ku të gjithë vazhdojnë të llomotisin duke jetuar mes luksit dhe milionave që ju vodhën shqiptarëve, atëherë kjo lloj drejtësie ka lindur e vdekur.
Shqiptarët do t’a shohin vetëm si në institucion shqiptar në dorën e të huajve, me të cilin mbajnë peng politikën, shantazhojnë shqiptarët dhe qeverisin një koloni të depersonalizuar sipas interesit të tyre.
As mos shpresojme se do futet ne burg Berisha.
Dhe sikur, Berisha i beri vitet e jetes ne lux dhe pasuri. Zor se ja gjen ku i ka fshehur leket.
Problemi i shqiptareve sot nuk eshte Berisha, por gjithe klasa e pushtetit ,administrative, legjislative dhe gjyqesorit. Keta jane kriminelet e vertete qe kane krijuar nje shtrese solide krimi ne shtet Si zor te gjenerojne drejtesi.
Gjithe emrat e permendur jane pjese po e atij sistemi. Nuk ka te “mire”. Kush ka mbijetuar eshte nje plere e sofistikuar qe ja ka dale te merret me te gjitha pislleqet.
Kaq cdo shqiptar e ka te qarte.
Pra, po e theksoj dhe njehere, SPAK nuk eshte shprese per te futur ne burg Berishen, por klasen pushtetaro-politike te korruptuar.
Berisha eshte nje nder ta..
Kesaj i thone:prit gomar te mbij beare qe te vij Balli Kombetar.Pse nuk intervistohen persona qe e kane kaluar VETINGUN.Zgjatja e SPAK-ut eshte e qellishme.Edi Rama dili zot,je shume i ngathet.Malsori.Boston