Gjykata e Kavajës pritet që të japë masën e sigurisë për pesë të arrestuarit për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastësishëm që ishte duke blerë bukë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ardian Dedejn, Eraldo Hykën, Marjus Aliun dhe Qazim Merkajn me akuzën e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, ndërsa për Agron Kollçakun arrest shtëpie, pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Ky i fundit nuk është në gjykatë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve gjeti vdekjen e menjëhershme kalimtari i rastësishëm që sapo kishte dalë nga furra e bukës Ramazan Hasalliu 55 vjeç banues në Kavajë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën kalimtarin e rastësishëm Ramazan Hasalliu 55-vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka.
e.t./dita
